B09304
1.200 Lekë
(Përfshirë taksat)
Në gjendje
14 days return right
Dorëzimi
Opsionet e pagesës
Përparësitë tona
Gjeni të ngjashme

Përshkrimi

"Një ditë lexova një libër, dhe e gjithë jeta ime ndryshoi." Këto janë fjalët e para të këtij romani të mrekullueshëm të Orhan Pamuk. Një student i inxhinierisë, Osmani, i shtyrë nga leximi i një libri "të çuditshëm", ndërmerr një udhëtim të gjatë e stacionar nëpër qytete, qyteza e fshatra të njohura apo të humbura të Turqisë, të asaj Turqie që po ndryshon dëshpërimisht në sytë e tij, të një Turqie që luhatet mes trysnisë konservatore dhe rendjes drejt modernitetit.
Në krye të kësaj udhe, djaloshi ynë rrëfimtar, do të ndeshë dhe do të bjerë shpejt pre e pasionit ndaj një vajze, Xhananit, e cila e fut në shtjellën rrugëtuese të këtij libri, e të dy bashkë, vazhdojnë në kërkim të asaj "Jete të re", për ku i frymëzon libri. Mes aksidentesh, incidentesh e ngjarjeve të çuditshme, Pamuk na shpie udhës, ku një lexues i regjur hyn symbyllas e harrueshëm: zhytja magjike në leximin e një libri. Por, të kujt libri? Pamuk nuk jep përgjigje, për ta lënë fantazinë e tij t'i bartet lexuesit. Ky libër duket si një ankth i pazbërthyeshëm, por është realisht vetë shtypja që të jep ndikimi i një libri jo të zakonshëm, ndjesi që e ka provuar çdokush që ia njeh shijen leximit. "Kush i thotë vetes Lexues, nuk duhet të vdesë pa e lexuar këtë libër..."
Flutura Açka

Reviews

Nuk u gjet asnjë koment

Ndoshta ju mund të jeni të interesuar
  • Produkte të ngjashme
  • Shikuar së fundi
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase