Gruaja E Togerit Freng

B18920
1.200 Lekë
(Përfshirë taksat)
Në gjendje
14 days return right
Dorëzimi
Opsionet e pagesës
Përparësitë tona
Gjeni të ngjashme

Përshkrimi

Çarls Smithson, një burrë i ri në prag martese, që gëzon një pozitë shoqërore për t’u pasur zili, njihet krejt rastësisht me Sara Udrafin, teksa ajo vështron
detin, e vetmuar. Që në faqen e parë, është tejet e qartë, që rrugët e Çarlsit dhe Sarës do të puqen, por autori e vonon takimin e tyre aq sa mjafton për ta
ngarkuar atë me një magji erotike.
Gjithçka mund të ndodhë… e a ka diçka më erotike se paqartësia? Natyrisht që Çarlsi bie në dashuri, por historia ndërlikohet. Sara është një grua e shenjuar, e ndotur. Romanca e tyre do të sfidojë rregullat mbytëse të shoqërisë së asokohshme, e jo vetëm ato…
Papritur, autori i drejtohet lexuesit me një problem, të cilin na e shpjegon me shumë delikatesë në kapitullin 55, teksa ka marrë trenin për në Londër, bashkë me Çarlsin. Z. Fowles nuk di ç’të bëjë me këtë histori. Ai nuk mund ta manipulojë ngjarjen (“ta paracaktojë ndeshjen,” siç thotë ai), për t’i treguar “lexuesit atë që mendon për botën që e rrethon”, pasi kjo histori ka ndodhur para njëqind vjetësh dhe “ne e dimë çfarë ka ngjarë më pas”. E vetmja zgjidhje pra, vendos ai, është të shkruajë dy përfundime.
E kështu bën vërtet. I pari të ngroh zemrën, është fundi që do prisnim të gjithë, me një erotizëm të ngrohtë në vatrën familjare. Pastaj vjen fundi i dytë, i cili shkatërron të gjitha hamendësimet tona mbi ndjeshmërinë e shekullit XIX dhe na lë duke vrarë mendjen se në cilin shekull ka pasur më shumë liri seksuale.
Është sa tronditës, po aq edhe komik. Ndër librat bestseller më të dashur në botë, “Gruaja e togerit frëng” është një nga romanet më interesante të letërsisë angleze bashkëkohore, në të cilin shkrihen mjeshtërisht ëndrrat joshëse dhe realiteti zhgënjyes.
I renditur nga Time Magazine në listën e 100 veprave më të mira të gjuhës angleze, ky roman është një nga shembujt më të njohur dhe të arrirë të letërsisë postmoderne.

Reviews

Nuk u gjet asnjë koment

Ndoshta ju mund të jeni të interesuar
  • Produkte të ngjashme
  • Shikuar së fundi
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase