B18624
1.100 Lekë
(Përfshirë taksat)
Në gjendje
14 days return right
Dorëzimi
Opsionet e pagesës
Përparësitë tona
Gjeni të ngjashme

Përshkrimi

Të lindur me pesëmbëdhjetë muaj diferencë, në periferi të Kalkutës në vitet e tmerrshme të luftës për pavarësi, vëllezërit Subash e Udajan ngjajnë si dy pika uji sa dhe të afërmit i ngatërrojnë, por janë po aq të ndryshëm nga njëri-tjetri. Subashi është i heshtur dhe mendimtar, ndërkohë që Udajani është rebel dhe i hedhur. Kështu, rreth viteve gjashtëdhjetë, kur në universitetet bengaleze shpërthen një valë protestash të një grupi maoist kundër padrejtësive, Udajani përfshihet me mish e shpirt duke marrë parasysh rreziqet; nga ana tjetër Subashi preferon të qëndrojë larg e të niset për në SHBA. Jeta e tyre duket se merr rrjedha krejt të ndryshme: Subashi fillon një karrierë të qetë studiuesi në qytezën bregdetare Rhode Island, ndërsa Udajani, duke iu kundërvënë zakoneve, vendos të martohet me dashuri me Gaurin, një studente e filozofisë, e dashuruar pas karizmës dhe pasionit të tij. Pastaj shpërthen tragjedia, e papritur dhe shkatërrimtare. Kur Subashi merr vesh atë që i ka ndodhur të vëllait, niset menjëherë për në Kalkutë dhe përpiqet të shërojë plagët e familjes dhe, sidomos, ato të Gaurit. Kjo grua e pavarur dhe e fortë, bashkë me vajzën që mban në bark, bëhet sakaq simboli i lidhjes së pathyeshme mes dy vëllezërve, duke marrë rolin kryesor në një histori ndjenjash e braktisjesh, arratisjesh dhe rikthimesh.

Reviews

Nuk u gjet asnjë koment

Ndoshta ju mund të jeni të interesuar
  • Produkte të ngjashme
  • Shikuar së fundi
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase