Gosti Genjeshtrash

B08600
500 Lekë
(Përfshirë taksat)
Në gjendje
14 days return right
Dorëzimi
Opsionet e pagesës
Përparësitë tona
Gjeni të ngjashme

Përshkrimi

Të rritesh me Zonjën Bovari dhe Kuranin, Bodlerin dhe Naguib Mahfouz-in, Henri Milerin dhe Khalil Gibran-in... Është një fëmijëri algjeriane e një kohe tjetër që përshkon, deri në vitet ‘70, romanin e bukur të Amin Zaoui-së, Gosti gënjeshtrash. Shkrimtari algjerian dëshiron të shohë rininë e vendit të tij, të përfitojë nga hapja e letërsisë në gjithë botën... Heroit të ri të romanit librat i falin po aq emocione sa seksualiteti, që e ka të parakohshëm dhe të veçantë. Pse xhanëm më pëlqen kaq shumë të bëj dashuri me gratë që janë shumë më të mëdha se unë në moshë? Ai kallëzon si i hapen sytë, mes seksualitetit të vet të shfrenuar, në krahët e grave të pjekura. Në një botë të mbyllur ku dëshira shtyhet. Në Algjerinë e viteve ’60, ai kalon nga krahët e tezes në shalët e gruas së mësuesit, nga vejusha e përvëluar te gjinjtë e murgeshës... Në një klimë puçesh ushtarake dhe intrigash politike, ai vazhdon mes vrullit kaotik të dëshirës, vetëkënaqësisë, grave dhe seksit, duke u përpjekur më kot të asgjësojë unin e vet seksual... Megjithatë, një ditë ai detyrohet të zgjedhë. Luftë, intolerancë dhe fanatizëm islamik përvijohen në horizont.

Reviews

Nuk u gjet asnjë koment

Ndoshta ju mund të jeni të interesuar
  • Produkte të ngjashme
  • Shikuar së fundi
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase