Djemte E Pashem

B14467
500 Lekë
(Përfshirë taksat)
Në gjendje
14 days return right
Dorëzimi
Opsionet e pagesës
Përparësitë tona
Gjeni të ngjashme

Përshkrimi

Ema është një vajzë e madhe, me këmbë të gjata, e ëmbël dhe ëndërruese,
që vishet çuditshëm dhe që ka lexuar tepër libra dhe që ka parë tepër filma.
Mbi të gjitha ajo do dashurinë, dashurinë që vjen si ëndërr dhe që shpiket
nga e para, sa herë që përjetohet.
"Djemtë e pashëm" qëndron midis një romani dhe një përmbledhjeje
tregimesh: vepra përbëhet nga tri histori, tre burra, tri çaste të jetës së Emës.
I pari, Mark Stivensoni, është një avokat i njohur, i përpiktë, i përkryer deri
në bezdi. Pasioni që ai i shkakton asaj, është përpirës, fiksues dhe e çon
Emën në kufijtë e çmendurisë. I dyti quhet Etan Kastor, një shkrimtar, i
martuar, i errët dhe tërheqës, i cili jeton në heshtje dhe kërkon një
rrugëdalje. Takimi i tyre, shqetësues, i hareshëm dhe erotik, zgjat pak, por do
të ketë jehonë të gjatë. Mashkulli i fundit, Milan Mikaev është një prezantues
televiziv, egocentrik, i paparashikueshëm, çarmatosës me narcizmin dhe
papërgjegjësinë e tij. Për herë të parë Ema e lë veten të humbasë në trillin e
tjetrit dhe bashkimi i tyre shkon drejt një aventure mediatike përçudnuese.
Sa herë duhet përsëritur përralla për të arritur zhbërjen e saj? A jemi vërtet të
dënuar të përjetojmë pambarimisht të njëjtin iluzion, të njëjtin zhgënjim? A
nuk është ndoshta takimi i tjetrit vetëm një trillim?
Ndoshta, Ema, me naivitetin dhe ëndrrat e saj, përfaqëson të gjitha gratë, të
dashuruara, të braktisura, të zhgënjyera dhe sërish shpresëplota.

Reviews

Nuk u gjet asnjë koment

Ndoshta ju mund të jeni të interesuar
  • Produkte të ngjashme
  • Shikuar së fundi
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase