Djaloshi I Rikshes

B23578
800 Lekë
(Përfshirë taksat)
Në gjendje
Çmimi në pikë: 800 pikë
14 days return right
Dorëzimi
Opsionet e pagesës
Përparësitë tona
Gjeni të ngjashme

Përshkrimi

"Djaloshi i rikshës" është roman klasik i Kinës moderne, shkruar nga autori i famshëm Lao She gjatë viteve 1930. Historia ka në qendër jetën e një djali me rikshë, të sinqertë dhe punëtor, Xiangzi, që vuan shtypjen mizore, e zakonshme për të varfrit në Pekinin "e vjetër". Duke qenë i ri, i fortë dhe me vetëbesim, Xiangzi përpiqet të kursejë para për të blerë një rikshë të vetën, që të punojë me të dhe jo të keqtrajtohet nga ata që zotërojnë dhe japin me qira riksha. Ai fillon të ndërtojë një jetë të mirë për veten, kur gruaja me të cilën martohet e ndihmon të blejë një rikshë. Jeta e tij merr një kthesë tragjike kur i vdes e shoqja dhe ai detyrohet ta shesë rikshën për të shlyer borxhet. Xiangzi është shembulli domethënës i shtypjes së klasës punëtore të Kinës nga një sistem i korruptuar. Romani mbështetet në njohjen e drejtpërdrejtë të autorit për gjendjen e vështirë të njerëzve, si protagonisti i romanit, djaloshi i rikshës.
"Djaloshi i rikshës" është ndër romanet më prekëse dhe të suksesshme shkruar nga një prej autorëve më prodhimtarë të letërsisë moderne kineze. Lao She shquhet për portretizimin e gjallë të personazheve, si dhe për një mënyrë dinamike dhe thumbuese në stilin e tij shumë tërheqës.

Reviews

Nuk u gjet asnjë koment

Ndoshta ju mund të jeni të interesuar
  • Produkte të ngjashme
  • Shikuar së fundi
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase