Ariu Prej Lecke

B23844
700 Lekë
(Përfshirë taksat)
Në gjendje
Çmimi në pikë: 700 pikë
14 days return right
Dorëzimi
Opsionet e pagesës
Përparësitë tona
Gjeni të ngjashme

Përshkrimi

Ashtu si në ëndrra apo makthe, tek “Ariu prej lecke”, ndërthuren disa histori me njëra tjetrën.
Tre personazhe të internuar në një fshat të humbur për shkak të një epidemie të tmerrshme, një fëmijë që zbulon enigmat dhe bukuritë e botës dhe në fund, historia e atij që shkruan.
Secila prej këtyre historive ndjek njëra tjetrën derisa vjen një moment që ato mbivendosen. Është ariu prej lecke i një jetimi të varfër, me heshtjen dhe pafajësinë e tij që i ndërlidh fatet e një brezi pa ideale. “Ariu prej lecke” është një vepër e këndshme, e trishtë dhe me portrete të bukura njerëzore.
* * *
Ishte herët kur u largova nga strehorja. Eca ngadalë, pa bërë zhurmë, duke i ardhur anës shtëpisë së vjetër dhe duke vështruar drejt dritares së dhomës sate, për të parë nëse ishe zgjuar apo nëse ta kishte ënda të më jepje ndonjë këshillë të fundit. Kisha besim në faktin se e kishe lënë hapur portën e madhe, në rast se Sonia ishte zgjuar më në fund apo ishte ankuar për kërcitjen e menteshave. Ideja se mund ta kishe harruar më shqetësonte pak.
Disa qen lehën njëri pas tjetrit, por në atë kohë po shkelja ndërkaq zhurin drejt shtëpisë së Eduardos. Ti do të mendoje se do të ishte më mirë ta harroja plakun, por unë nuk e di se për ç’arsye të dyshimtë s’arrija dot ta hiqja nga koka.
E mbaja ariun në çantën krahaqafë që më le te dera e dhomës. Ariun prej lecke dhe gjithë ato zhele për të mbuluar fytyrën dhe duart kur të isha para Baldinit.
_ _ _
Midis autorëve të letërsisë së sotme uruguajane, Horacio Cavallo është nga më të rëndësishmit. Mbi të gjitha ai kompozon imazhe tronditëse me një ndjesi kinematografike.
__Sofi Richero, Brecha
* * *
“Ariu prej lecke” është një roman tërheqës. Horacio Cavallo tregon kujdes ndaj strukturës, elementëve të estetikës, dhe sidomos ndaj formës. Ai të kujton shkrimtarët e mëdhenj të shekullit të shkuar, por me gjuhën, elementët dhe mjetet e bashkëkohësisë.
_ _ _
Horacio Cavallo, romancier dhe poet, ka lindur në Montevideo në vitin 1977. Ai është autor i shumë romaneve, përmbledhjeve me tregim, poezi dhe dhe libra për fëmijë dhe të rinj.
Krijimtaria e tij është përfshirë në shumë antologjive të ndryshme. Me romanin “Ariu prej lecke”, është shpallur fitues i çmimit Morosoli për narrativën moderne

Reviews

Nuk u gjet asnjë koment

Ndoshta ju mund të jeni të interesuar
  • Produkte të ngjashme
  • Shikuar së fundi
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase