B20589
600 Lekë
(Përfshirë taksat)
Në gjendje
14 days return right
Dorëzimi
Opsionet e pagesës
Përparësitë tona
Gjeni të ngjashme

Përshkrimi

Agostino, një djalë trembëdhjetëvjeçar, gjendet befas në një pozitë të pasigurt, mes fëmijërisë dhe adoleshencës. Ai është biri i dashur i një nënë të ve e tërheqëse dhe ndihet i kënaqur që po pushon bashkë me të në plazh. Por më pas, nëna krijon një marrëdhënie të përzemërt me një djalë të ri që punon aty pranë. Agostino e kupton që asaj i pëlqen Renco, por është i pafuqishëm ta shmangë këtë. Ngjitur me kabinën e tyre të pushimit, sillen edhe disa djem vendës, që bëjnë një jetë të shthurur e gati vulgare. Fjalët e bisedat e tyre të pahijshme fillimisht e vënë në siklet, por më pas e joshin Agostinon, që është një djalë tepër i ndrojtur e naiv dhe që kurrë nuk mund të përshtatet plotësisht me një kulturë të tillë.
Me shumë mprehtësi psikologjike, Moravia portretizon agoninë e Agostinos adoleshent, i cili për herë të parë nis ta shohë të ëmën si grua dhe, në të njëjtën kohë, tepër joshëse. Për t’i shpëtuar ambivalencës që ndien, ai lidh miqësi me djemtë fqinjë, të cilët e ngacmojnë pareshtur dhe tallen me të.
Dhe pas kësaj beteje, Agostino kupton se “e kishte këmbyer pafajësinë e dikurshme jo me gjendjen burrërore e të qetë që pat shpresuar, por me një gjendje të paqartë e hibride, në të cilën, pa kurrfarë mëshire, neverive të vjetra u shtoheshin edhe ca të reja”...
Me Agostinon, një rikthim në rrëfimin real e të vërtetë, pas shmangieve nga realiteti dhe shpërthimeve surrealiste e satirike, Moravia fitoi vlerësimin e lartë të kritikës e lexuesve, si dhe çmimin e tij të parë letrar.

Reviews

Nuk u gjet asnjë koment

Ndoshta ju mund të jeni të interesuar
  • Produkte të ngjashme
  • Shikuar së fundi
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase