B22963
1.200 Lekë
(Përfshirë taksat)
Në gjendje
Çmimi në pikë: 1200 pikë
14 days return right
Dorëzimi
Opsionet e pagesës
Përparësitë tona
Gjeni të ngjashme

Përshkrimi

Obabakoak është një roman vezullues, i paparashikueshëm për jetën në Obaba, një fshat bask i largët dhe ekzotik. Babai i i një djaloshi ende në bankat e shkollës, një inxhinier i njohur minierash, e rrit të birin me trillime mbi jetën që e pret, një ambientalist i pafat shpëton përditë hardhuca të padëmshme ndërsa një mision shpëtimi i një ekspedite zvicerane për ngjitje malore në Nepal, përfundon në mënyrë fatale. Obaba banohet nga njerëz të thjeshtë, por edhe intelektualë, nga barinj dhe nxënës çapkëne shkolle, ndërsa të gjithë, që nga një shur për nxënë e deri tek një xhuxh i kulturuar, por i urryer, që enden nëpër faqet e këtij libri të çuditshmë. Trazimet që ndihen nga një rrymë e errët e cila rrjedh ndën jetën e atyshme, përzihen me çastet plot humor të mençur në këtë kolazh verbues historish, thashethemesh, fragmente ditaresh dhe teorish letrare, të gjitha të bëra bashkë nga zëri i veçantë, i shtruar, ironik i te madhit Bernardo Atxaga. Obabakoak është një vepër e paharrueshme nga një romancier i madh ndërkombëtar, të cilin e famshmja The Observer, e renditi ndër njëzetë e një shkrimtarët më të mirë të shekullit XXI.
"Atxaga e mban gjithë vëmendjen tek zeja e tij e kulluar, te kontrolli plotë që ai shfaq kudo në vepër".
- The Independent
"Atxaga është shkrimtar i shkëlqyer novator... ai e kupton saktë natyrën e rrëfimit dhe është njëkohësisht mjaft tërheqës dhe plot humor të vrazhdë."
- A.S. Byatt

Reviews

Nuk u gjet asnjë koment

Ndoshta ju mund të jeni të interesuar
  • Produkte të ngjashme
  • Shikuar së fundi
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase