Pasioni I Fundit Dhe Vdekja E Princeshes Diana

B17714
700 Lekë
(Përfshirë taksat)
Në gjendje
Çmimi në pikë: 700 pikë
14 days return right
Dorëzimi
Opsionet e pagesës
Përparësitë tona
Gjeni të ngjashme

Përshkrimi

Në këtë libër, Tomas Sankton dhe Skot Meklod, përkatësisht shef i zyrës në Paris dhe korrespondent në Lindjen e Mesme i revistës amerikane Time, shtrojnë të gjitha pyetjet që çdokush i bën vetes qysh se Diana, princesha e Galesit, dhe Dodi Fajed vdiqën në një aksident makine në Paris në të gdhirë të 31 gushtit 1997. Si ndodhi që një njeri i dehur, nën efektin e antidepresivëve, mori timonin e mercedesit ndërkohë që nuk kishte aftësi për të drejtuar një makinë të tillë? Përse po ky njeri, Henri Pol, nëndrejtor i ngarkuar me sigurinë e Ritzit, jashtë shërbimit atë mbrëmje, u kthye në hotel në orën 22 e 8 minuta? Cili ka qenë me saktësi roli i paparacëve që i ishin qepur pas çiftit gjatë gjithë ditës së 30 gushtit dhe që e ndoqën në atë garë fatale? Përse Dodi ishte aq i acaruar me fotografët sa të ndryshonte procedurat e zakonshme të sigurisë dhe ta vinte princeshën dhe veten në rrezik aq të madh? A mund të kishte shpëtuar Diana? Cila ishte natyra e vërtetë e plagëve të saj? Përse kaluan gati dy orë përpara mbërritjes së saj në sallën e operacionit? A ishte shtatzënë princesha e Galesit? Kush është i ati i Dodit, milioneri Mohamed Al Fajed, pronari i plotfuqishëm i Harrodsit dhe Ritzit? Si ranë çmendurisht në dashuri me njëri-tjetrin Dodi dhe Diana sa që parashikuan martesën e tyre për në vjeshtë? Mos është aksidenti pasojë e një komploti? Përgjigjet që janë pasqyruar në këtë hetim të bërë me imtësi, me ndihmën e të gjithë dëshmitarëve, ekspertëve dhe protagonistëve, zbulojnë të vërtetën që fshihet prapa kësaj tragjedie.

Reviews

Nuk u gjet asnjë koment

Ndoshta ju mund të jeni të interesuar
  • Produkte të ngjashme
  • Shikuar së fundi
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase