Kontesha Elisabeth Carnarvon

B21482
1.000 Lekë
(Përfshirë taksat)
Në gjendje
Çmimi në pikë: 1000 pikë
14 days return right
Dorëzimi
Opsionet e pagesës
Përparësitë tona
Gjeni të ngjashme

Përshkrimi

Libri “Kontesha Elisabeth Carnarvon” i kushtohet bamirëses shpirtmadhe angleze Lady Elisabeth Carnarvon, të cilën e kanë quajtur me të drejtë “Nëna e Popullit Shqiptar”. Në moshën 69 vjeçare ajo erdhi në Shqipëri për të plotësuar amanetin e të birit. Djali i saj, Aubrey Herbert, miku i madh i Shqipërisë dhe i shqiptarëve, para se të ndërronte jetë, i la amanet nënës së tij për të ndihmuar popullin e këtij vendi të varfër.
Ajo solli në Shqipëri disa misione mjekësore, në përbërjen e të cilave kishte mjeke e infermiere, që paguheshin prej saj. Disa infermiere shërbyen në spitalin e çmendinës në Vlorë. Disa misione mjekësore u morën me ekzaminimin e popullsisë që vuante nga malaria.
Misionet mjekësore antimalarike e zhvilluan veprimtarinë e tyre që nga Vlora e deri në Durrës e Lezhë, pothuajse në gjithë zonat e prekura. Ato u shpërndanin falas kininë nxënësve të shkollave dhe popullsisë së prekur. Kontesha solli edhe një inxhiniere sanitare që do të përgatiste hartën e moçaleve që ishin vatra të përhapjes së malaries. Për ta çrrënjosur malarien, ajo tërhoqi në Shqipëri edhe Fondacionin Rockefeller, pasi lufta kundër malaries kërkonte fonde të shumta.
Një aspekt mjaft i rëndësishëm i veprimtarisë humanitare të Lady Carnarvon në Shqipëri është edhe përkushtimi dhe përkujdesja që ajo tregoi për t’u ardhur në ndihmë shqiptarëve fatkeqë e të pafajshëm që ishin detyruar të largoheshin nga trojet e tyre në Kosovë për shkak të gjenocidit serb ndaj tyre. Me anë të “Fondit Herbert për Shqipërinë” Kontesha dhe misionaret e dërguara prej saj u kujdesën për t’i sistemuar, për t’u dhënë ushqim, ngritjen e klinikave “për gjendjen shëndetësore të kësaj race të mirë burrash dhe grash”, sikurse thoshte ajo.
Në bashkëpunim me qeverinë shqiptare Lady Carnarvon ngriti në vitin 1925 një fshat pranë Kavajës duke ndërtuar shtëpi të vogla ku u sistemuan 50 familje kosovare. Për nder të punës së saj katundit të ri iu vu emri “Herbert” nga Qeveria Shqiptare. Në këtë fshat Kontesha ndërtoi dhe një shkollë fillore ku do të mësonin fëmijët e familjeve kosovare dhe të fshatrave rrotull. Familjeve kosovare të Herbertit iu dhanë falas kafshë pune, drithë për ushqim dhe për farë që të mbillnin tokën, kurse grave iu dhanë vegjë për të thurur qilima, çanta, pëlhura etj. të cilat shiteshin në Angli dhe të ardhurat u ktheheshin familjeve kosovare.
Shumë familje kosovare u sistemuan nga “Fondi Herbert për Shqipërinë” në Fushë-Krujë, në zonën e Durrësit, në Lushnje, në zonën e Fierit ku u ngrit dhe një fshat i ri në Libofshë etj.
Rëndësi të veçantë i kushtoi Lady Carnarvon edukimit të të rinjve. Për këtë qëllim ajo bleu në Tiranë truallin dhe ndërtoi një bibliotekë që ajo e quajti Biblioteka “Për Djelmërinë”, por në qytet quhej Biblioteka Carnarvon (ish kinema “Ali Demi”). Për pajisjen e saj, u sollën libra nga Anglia në gjuhën angleze, franceze, gjermane, italiane etj. Gjithashtu ajo i dha rëndësi edhe edukimit fizik të të rinjve duke organizuar ngritjen e shoqatës sportive të Gjurmuesve (boyscautizmit) kudo në vendin tonë. Me Dekret të Mbretit Zog u dekorua “Oficer i Madh i Urdhërit të Skënderbeut”.

Reviews

Nuk u gjet asnjë koment

Ndoshta ju mund të jeni të interesuar
  • Produkte të ngjashme
  • Shikuar së fundi
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase