Ismail Qemali Ne Shtypin Francez Te Kohes 1897-1919

B22835
700 Lekë
(Përfshirë taksat)
Në gjendje
Çmimi në pikë: 700 pikë
14 days return right
Dorëzimi
Opsionet e pagesës
Përparësitë tona
Gjeni të ngjashme

Përshkrimi

Ismail Qemali lindi në Vlorë më 16 janar 1844. U nda nga jeta më 24 janar të 1919, në Peruxha të Italisë.
Gjatë karrierës së tij ka pasur funksione të rëndësishme në Perandorinë Osmane si diplomat, guvernator, këshilltar shteti, kryetar partie politike, por postin më të rëndësishëm të jetës së tij e ka mbajtur në Shqipëri.
Me shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë, më 28 nëntor 1912, si një politikan me eksperiencë, ai u bë kryeministri i parë i shtetit të parë të pavarur shqiptar, që prej rrugës që hapi heroi kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu.
Shkrimet e shumta që janë shkruar për të në shtypin francez të kohës, dëshmojnë se ai ka qenë një udhëheqës largpamës, i cili nuk reshti kurrë së mbrojturi çështjen shqiptare pranë mjediseve angleze, franceze, italiane, austro-hungareze dhe sigurisht ato turke.
Shpesh e ka paguar shtrenjtë këtë angazhim, i ndëshkuar dhe i dëbuar disa herë nga Turqia.
Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë është nderi dhe kontributi më i madh i tij ndaj kombit shqiptar. Nuk ka qenë një mision i lehtë. Udhëtimet, peripecitë që ka hasur për ta përmbushur, nuk e kanë penguar që t’i shkojë deri në fund këtij misioni. 10
Por, edhe pas shpalljes së pavarësisë, gjatë viteve 1913-1914 është munduar të mbrojë e të zgjidhë çështjet e brendshme të Shqipërisë, ashtu si edhe territoret e saj të lëna jashtë kufijve zyrtarë.

Reviews

Nuk u gjet asnjë koment

Ndoshta ju mund të jeni të interesuar
  • Produkte të ngjashme
  • Shikuar së fundi
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase