Helmut Kohl Kancelari Gjerman

B15880
1.000 Lekë
(Përfshirë taksat)
Në gjendje
Çmimi në pikë: 1000 pikë
14 days return right
Dorëzimi
Opsionet e pagesës
Përparësitë tona
Gjeni të ngjashme

Përshkrimi

Bismarku ishte 56 vjeç kur gjermanët filluan ta kremtonin atë si themelues të Raihut të bashkuar gjerman. Helmut Kohli i dërgoi sinjalet për realizimin e bashkimit të Gjermanisë kur ishte 59 vjeç dhe shfrytëzoi shanset që historia ia ofroi si kancelar i gjermanëve. Deri në nëntor 1989 vëzhguesit në tërë botën qenë në gjendje të spekullonin lidhur me pyetjen se cila datë do të shënonte zenitin e karrierës së tij si politikan dhe burrë shteti. Profecia e revistës "Spiegel" e datës 12 mars 1990 se Kohli do të hynte prapësëprapë në librat e historisë si kancelar i bashkimit gjerman, edhe nëse bashkimi ... do të ndodhte veçse në rrjedhën e viteve të ardhshme" u kthye befasisht shpejt në një gjë të sigurt nëpërmjet veprimeve me objektiva të qarta të Kohlit dhe nëpërmjet ngjarjeve. Përcaktimin e tij më datën 18 qershor 1990 se ribashkimi do të vinte që në 1990, nuk mund ta cilësonte më askush seriozisht si Spekulum. Në faqen e tij të historisë do të theksohet ndërmjet të tjerave: Të gjithë kancelarët e perandorisë pas Bismarkut, të republikës së Vajmarit dhe të Republikës Federale të Gjermanisë duke përfshirë edhe Helmut Schmidtin kishin administruar nga ana politike dhe shtetërore Status quo-në përkatëse të territoreve të kufizuara shtetërore gjermane. Vetëm me Bismarkun dhe Kohlin lidhen vendime dhe zhvillime, të cilat i dhanë historisë së ndikuar fort prej tyre impulse që kapërcenin përtej kuadrit kombëtar. Edhe kjo do të shkruhet në faqen e tij të historisë: Kohli, me emrin e të cilit lidhet per të gjithë gjermanët, më e vona që nga 1990, si nocioni i lirisë ashtu edhe postulimi i natyrës së tyre parimisht paqësore kundrejt fqinjëve të vetë, në kontrast me "kancelarin e hekurt" nuk përdori luftërat per të arritur objektivat e veta. Ai diti ta priste dhe ta kuptonte orën historike per ta shfrytëzuar në favor të Gjermanisë. Që ai ndryshe nga Otto fon Bismarku synoi dhe krijoi jo vetëm një Gjermani të bashkuar, por përtej kësaj synoi dhe bashkëveproi gjithnjë edhe per një Europe të bashkuar në paqe dhe liri, ky është një tjetër aspekt, që historia do ta lidhë një dite me të si figure identifikuese.

Reviews

Nuk u gjet asnjë koment

Ndoshta ju mund të jeni të interesuar
  • Produkte të ngjashme
  • Shikuar së fundi
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase