Grate Per Te Cilat Mendoj Gjate Nates

B23851
1.400 Lekë
(Përfshirë taksat)
Në gjendje
Çmimi në pikë: 1400 pikë
14 days return right
Dorëzimi
Opsionet e pagesës
Përparësitë tona
Gjeni të ngjashme

Përshkrimi

Në këtë libër, autorja Mia Kankimaki ndërthur shkrimet e udhëtimit, me kujtimet dhe biografinë. Ajo na rrëfen udhëtimet e saj magjepsëse në Japoni, Kenia dhe Itali, teksa përpiqet të gjejë pika takimi me rrugëtimin e dhjetë femrave frymëzuese të së shkuarës. Jetët e këtyre femrave nuk kanë ndjekur trajektoren tradicionale. Ato kanë thyer tabutë e barrierat dhe kanë arritur gjëra që kurrsesi nuk priteshin prej tyre. Një pjesë e mirë e tyre janë artiste dhe shkrimtare, femra me natyrë të tërhequr, që nuk kanë pasur familje apo fëmijë dhe marrëdhëniet e tyre me meshkujt kanë qenë të pazakonta. Ato kanë udhëtuar apo janë shpërngulur në vende e kultura të tjera dhe kanë mundur të revolucionarizojnë jetën e tyre edhe në moshë të kaluar.
Çfarë mund të bëjë një grua dyzetecavjeçare pa fëmijë? E mërzitur me jetën e saj, e bllokuar, autorja e këtij libri, Mia Kankimaki, braktis punën, shet apartamentin dhe vendos të udhëtojë nëpër botë, duke ndjekur shtigjet e femrave eksploruese dhe artiste, të cilat e kanë frymëzuar prej kohësh. Ajo fluturon për në Tanzani e më pas për në Kenia, për të parë me sytë e saj ku ka jetuar më 1920, e famshmja Karen Bliksen, autorja e librit të mirënjohur “Jashtë Afrikës”. Në Japoni, Mia përpiqet të kapërcejë gjendjen e trishtuar teksa kryen kërkime për artisten bashkëkohore me famë botërore, Jajoi Kusama. Në Itali, Mia i shpenzon ditët në kërkim të punëve artistike të grave të harruara të periudhës së Rilindjes, dhe më në fund arrin të gjejë heroinat e saj në portretet e Sofonisba Anguisolës, Lavinia Fontanës dhe Artemisia Xhentileskit. Nëse këto gra qenë në gjendje të ishin të suksesshme qindra vite më parë, përse të mos jetë edhe Mia?
Gratë për të cilat mendoj gjatë natës është pjesërisht një shkrim kushtuar udhëtimeve dhe pjesërisht një eksplorim emocionues i aventurave të grave të së shkuarës, të cilat sfiduan pritshmëritë me qëllimin për të parë - dhe për të ndryshuar - botën.

Reviews

Nuk u gjet asnjë koment

Ndoshta ju mund të jeni të interesuar
  • Produkte të ngjashme
  • Shikuar së fundi
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase