Me Pak Fjale Shtepia

B10578
550 Lekë
(Përfshirë taksat)
Në gjendje
Çmimi në pikë: 550 pikë
14 days return right
Dorëzimi
Opsionet e pagesës
Përparësitë tona
Gjeni të ngjashme

Përshkrimi

Shtëpia është vendi ku kalojmë pjesën më të rëndësishme të jetës sonë. Në të kalojmë çaste shumë të bukura me njerëzit tanë më të dashur. Të vegjlit i bëjnë në shtëpi zbulimet e tyre të para. Kanë shumë për të mësuar, sepse për çdo cep të shtëpisë ka rregulla të caktuara. Dihet që nuk duhet të luajnë në kuzhinë e as të flenë në banjë. Në shtrat nuk shtrihemi me këpucë, por aty kalojmë çaste shumë të këndshme me përralla dhe këngë para se të flemë. Në shtëpi, fëmijët kanë një qoshe të veçantë, ku fshihen kur janë të zemëruar. Ata kanë edhe një vend për lojërat dhe detyrat e tyre. Kanë shumë qejf të futen në kuzhinë apo të shohin si punon lavatriçja. Ah, sikur mami apo babi t’i lejojnë që t’i hedhin pak kripë gjellës apo të shtypin ndonjë buton në makinerinë e bardhë që rrotullon rrobat!… Çdo faqe e këtij libri na paraqet një pamje nga mjediset e shtëpisë, të cilat fëmija do t’i emërtojë me ndihmën e një të rrituri. Do të mësojë për çdo mjedis, objektet që ndodhen në to, si dhe shumë gjëra të tjera. Ky libër nxit kureshtjen dhe aftësitë vëzhguese, ndërkohë që fëmija argëtohet duke luajtur me tingujt dhe shkronjat.

Reviews

Nuk u gjet asnjë koment

Ndoshta ju mund të jeni të interesuar
  • Produkte të ngjashme
  • Shikuar së fundi
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase