B21435
1.500 Lekë
(Përfshirë taksat)
Jashtë stokut
Çmimi në pikë: 1500 pikë
14 days return right
Dorëzimi
Opsionet e pagesës
Përparësitë tona
Gjeni të ngjashme

Përshkrimi

Po nis një punë që është e pashembullt, të cilën nuk do ta imitojë askush. Dua t'u tregoj njerezve të tjerë jetën e një njeriu, pa fshehur asgjë që ka të bëjë me natyrën e tij dhe ky njeri do të jem unë. Vetëm unë. E ndiej ç'më thotë zemra dhe i njoh njerëzit. Nuk i ngjaj asnjërit nga ata që kam parë; guxoj të besoj se natyra nuk më ka bërë si ndonjë nga njerezit që ekzistojnë. Në qoftë se nuk vlej më shumë, së paku jam ndryshe nga ata. Po qe se natyra ka bërë mirë apo keq, duke e thyer kallëpin në të cilin më derdhi, për këtë gjë njerëzit mund të gjykojnë vetëm pasi të kenë lexuar librin tim. Le të buçasë kur të dojë trumbeta e Gjyqit të fundit, unë do të vij të paraqitem me këtë libër në dorë përpara gjykatësit sovran e do ti them me zë të lartë: "Ja çfarë kam bërë, çfërë kam menduar dhe cili kam qenë". Kam folur për të mirën dhe të keqen me të njëjtën çiltëri. Nuk kam heshtur për asnjë gjë të keqe, nuk kam shtuar asgje të mire dhe nëse më ka ndodhur të përdor ndonjë zbukurim që nuk ngre shume peshë, këtë e kam bërë vetëm për të mbushur një zbrazëti të rastit, të shkaktuar nga harresa; mund ta kem quajtur të vërtetë atë që e dija se ishte e tillë, asnjëherë atë që e dija se ishte e rreme. E kam treguar veten time ashtu siç kam qenë të përbuzshëm dhe të poshtër kur kam qenë i këtille; të mirë, bujar, sublim kur kam qenë i atillë e kam shpalosur botën time të brendshme, ashtu siç e ke parë ti vetë.

Reviews

Nuk u gjet asnjë koment

Ndoshta ju mund të jeni të interesuar
  • Produkte të ngjashme
  • Shikuar së fundi
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase