B20228
1.200 Lekë
(Përfshirë taksat)
Në gjendje
Çmimi në pikë: 1200 pikë
14 days return right
Dorëzimi
Opsionet e pagesës
Përparësitë tona
Gjeni të ngjashme

Përshkrimi

Dëgjo Paula, Dua të të rrëfej një histori që kur të zgjohesh, të mos ndihesh edhe aq e përhumbur. Kështu fillon romani i Isabel Allendes, kushtuar vajzës së saj. Paula, lindur më 22 tetor 1963, është e lumtur, e dashuruar, jeton në Madrit, punon…Një jetë e thjeshtë, ndryshe nga ajo e nënës së famshme. Dy gra, dy fate të ndryshme. Befas Paula bie në shtrat nga një sëmundje shumë e rëndë: porfiria. Koma e saj është një rrugë pa kthim. Isabela lë San Franciskon ku jeton, për t’i ndejtur pranë së bijës. Ndërsa mjekët provojnë lloj-lloj mjekimesh për ta shpëtuar, Isabela provon me të vetmen armë të saj: shkruan “për të trembur vdekjen”, siç pohon ajo, magjinë e fjalës për të evokuar e thirrur së bashku, përreth Paulës, të gjithë pjestarët e asaj familjeje të madhe e të çudiçme që, së bashku me kujtimet, të formojnë një zinxhir njerëzor, që do ta mbajë paulën në jetë. Kështu libri bëhet autobiografia e Isabel Allendes, një rrëfim tronditës, plot me hollësi për zanafillën e librave të saj, udhëtimeve, dashurive… Është rrëfimi i një dhimbjeje të veçantë (Paula do të mbyllë sytë më 6 dhjetor 1992), që nuk e pranon dëshpërimin, sepse Paula, diku larg që këtej, po e dëgjon. Nuk ekziston ndarja përfundimtare derisa ekziston kujtimi. Adiós, Paula, mujer.Bienvenida, Paula, espiritu

Reviews

Nuk u gjet asnjë koment

Ndoshta ju mund të jeni të interesuar
  • Produkte të ngjashme
  • Shikuar së fundi
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase