Relievi Strukturor I Shqiperise

B23116
1.000 Lekë
(Përfshirë taksat)
Jashtë stokut
Çmimi në pikë: 1000 pikë
14 days return right
Dorëzimi
Opsionet e pagesës
Përparësitë tona
Gjeni të ngjashme

Përshkrimi

Vepra "Relievi strukturor i Shqipërisë" i realizuar si punim monografik nga Prof. Dr. Gjovalin Gruda, gjeograf fizik e gjeomorfolog, paraqet një punim madhor të rëndësishëm në fushën e gjeomorfologjisë së Shqipërisë dhe të gjeografisë fizike në tërësi. Në këtë vepër trajtohet për herë të parë relievi strukturor i vendit tonë, i cili është mbizotërues ashtu si në të gjithë relievin e kores tokësore. Kjo vepër është pasqyrë e njohurive shkencore bashkohore të autorit në fushën e gjeomorfologjisë dhe gjeologjisë, përfshirë edhe shkenca të tjera natyrore të përafërta. Krahas punimeve gjeomorfologjike të kryera nga autorët vendas, në realizimin e këtij punimi autori është mbështetur njëkohësisht në një literaturë të pasur bashkëkohore të huaj nga autorët më të mirënjohur të shkencës së gjeomorfologjisë. Në veçanti ai ka shfrytëzuar veprat kapitale të shkruajtura për kompleksin gjenetik të relievit strukturor, duke u nisur nga rëndësia gjithnjë në rritje të vlerave shkencore e praktike të këtij relievi.
Në realizimin e këtij punimi autori është mbështetur në veçanti tek arritjet shkencore të gjeologjisë së Shqipërisë, të cilat janë sintetizuar në veprat madhore si Harta Gjeologjike (2005), ajo Tektonike (1999) dhe Neotektonike e Shqipërisë (2018) në shk.: 1:200.000, së bashku me tekstet sqaruese të tyre. Njohuritë e gjera shkencore të këtyre veprave janë shfrytëzuar me kujdes e korrektësi nga autori i këtij punimi, të cilat i kanë mundësuar atij të kuptojë dhe të paraqesë karakterin e ndërlikuar të strukturave dhe të relievit strukturor të vendit tonë. Natyrisht, realizimi i kësaj vepre është arritur gjithashtu mbi përvojën e një pune 45 vjeçare të autorit në fushën e gjeomorfologjisë dhe të gjeografisë fizike të Shqipërisë. Gjatë këtij harku kohor autori ka kryer një sërë ekspeditash në të gjithë Shqipërinë, duke zbatuar njëkohësisht metodat shkencore të kohës për studimin e relievit strukturor në veçanti. Puna e gjatë në terren me tematikë të caktuar sipas problemeve të trajtuara në këtë punim, i ka mundësuar autorit të grumbullojë dhe të përzgjedhë një material të pasur faktik, i cili shprehet edhe ne nivelin e lartë shkencor të këtij punimi.
Kjo vepër në nivel monografie dhe permbajtje shkencore të kohës do t'u shërbejë pedagogëve dhe studentëve të Gjeografisë, Gjeologjisë, Gjeodezisë etj si dhe për një ripunim rrënjësor të përditësuar të monografisë “Gjeografia Fizike e Shqipërisë", botim i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Tiranë, 1991.

Reviews

Nuk u gjet asnjë koment

Ndoshta ju mund të jeni të interesuar
  • Produkte të ngjashme
  • Shikuar së fundi
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase