B21496
14 days return right
Dorëzimi
Opsionet e pagesës
Përparësitë tona
Gjeni të ngjashme
Përshkrimi
Dhoma ndodhej në skajin më të largët të atij qyteti dhe poshtë dritares shpalosej faqja e shkëmbit që zbriste thikë për dyqind metra. Pranë dritares, për ndonjë arsye të pakuptueshme, ishte një derë xhami e hapur në mur. Me gjasa në të kaluarën ajo të nxirrte në ballkon, por ai ballkon ishte shembur shekuj më parë ose ishte rrëzuar nga mospërkujdesja, dhe tani kishte mbetur veç dera që shikonte drejt zbrazëtisë, në dyqind metra lartësi. Për dikë që kishte ndër mend të vetëvritej dhoma do të ishte padyshim fatale sepse ishte e pamundur t’i bëje ballë joshjes së derës. Përveç këtyre veçantive, në murin e paanë ishte varur veç një faqe reviste e ilustruar që paraqiste një grua jashtëzakonisht të shëmtuar, veshur sipas modës së ?llimshekullit të XX, me një pistoletë në dorë.‘Antal Szerb i përket mjeshtrave romancierë të shek. XX’- Paul Bailey‘Një roman i madh, një roman ?akërues’- George Szirtes
Reviews
Nuk u gjet asnjë koment