Novela Boterore 2

B18816
800 Lekë
(Përfshirë taksat)
Jashtë stokut
Çmimi në pikë: 800 pikë
14 days return right
Dorëzimi
Opsionet e pagesës
Përparësitë tona

Përshkrimi

NOVELA BOTËRORE 2 sjell për lexuesin e ri disa prej shkrimtarëve me të rëndësishëm botërorë, tre prej të cilëve janë fitues të Çmimit Nobel. ANTON CHEKHOV me historinë e Volodjas dhe Cecevizit, na fut në botën e aventurave të dy adoleshentëve që duan të arratisen nga jeta që bëjnë. Por ajo që ata dinë të bëjnë më mirë është të ëndërrojnë dhe të ngrenë një realitet me më shumë fantazi se ai në të cilin jetojnë. MIGUEL de CERVANTES na sjell dialogun mes dy qenve, Berganxa dhe Shipione, ku mes rrëfimit të jetës së tyre jeta e njerëzve satirizohet aq shumë sa kuptojmë se sa e pandryshueshme është natyra njerëzore dhe marrëdhëniet e saj.Teksa Berganxa rrëfen jetën e tij, gjithkush do të donte të ishte pranë e ta përkëdhelte. CHARLES DICKENS, në prozën e tij rrëfen historinë e një djali të cilit i ati, një kalorës i njohur, i tha se nuk po i linte pasuri, por emrin e mirë. Por shpejt djaloshi e kuptoi se kaq nuk mjaftonte dhe se jetën duhet ta fitonte vetë. FRËDËRIC MISTRAL, sjell tregimin e mrekullueshëm të një djali të ri, të cilin fantazia e çon në vise të panjohura, ku kryen trimëri të rralla,që zhduken sapo ai hap sytë dhe kupton se nuk ka dalë ende nga shtëpia. RUDYARD KIPLING përzien fantazinë dhe humorin me teorinë e Darvinit, rrëfen shumë këndshëm historinë se si hunda e padobishme e një elefanti të vogël dhe kureshtar, arrin të bëhet feçkë e gjatë, sidomos pasi pyet se çfarë ha krokodili për mëngjes. SELMA LAGERLOF dhuron një thesar të çmuar përmes tregimit mbi një zog të vogël të cilit, ditën kur u krijuan kafshët dhe bimët, u harrua t'i jepej ngjyrë për puplat. Ky rrëfim, i njohur botërisht për vlerën shpirtërore dhe cilësinë letrare, shndërron një zog të thjeshtë, ngjyrë gri, në një krijesë të dashur si gushkuqi, duke na kujtuar njëkohësisht mirënjohjen.

Reviews

Nuk u gjet asnjë koment

Ndoshta ju mund të jeni të interesuar
  • Produkte të ngjashme
  • Shikuar së fundi
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase