Guret E Vetmise

B20107
800 Lekë
(Përfshirë taksat)
Në gjendje
Çmimi në pikë: 800 pikë
14 days return right
Dorëzimi
Opsionet e pagesës
Përparësitë tona

Përshkrimi

E shkuara, e sotmja dhe e ardhmja gërshetohen dhe rrjedhin lirshëm nga njëra e tillë, si të ishin komunikuese, retrospektiva dhe kujtimet herë pas here këtu, dhe vetë personazhet gjenden në një kohë të pakon.
Boshti i romanit përsillet rreth masakrës së Paramithisë, ku 72 burra, bujarë të dyerve më të mëdhenj, u thirrën nga mitropoliti grek kinse për të vendosur paqen mes palëve, por u prenë në besë dhe u vranë të gjithë në përroin e Selanit. Shpirtrat e tyre, të ngecur mes dy botës, nuk paqen dhe përsillen mbi një barkë në lumë, si Karonti që shpinte të vdekurit në Had.
Avduli fantazmë kërkon të paralajmërojë jo vetëm të birin, në të ardhmen, por edhe Feritin, në të shkuarën për mynxyrën e madhe që po gatitet. Oguret e zeza që përshkojnë kohërat duan t'i nxitin njerëzit të lënë plaçkë e të ikin, të shpëtojnë kokën.
Armiku kërkon jo vetëm kamjen e tyre, por të ndërrojnë gjuhën e emrit, të asimilohen, derisa t'u shuhet fara. Autori ka ditur të tregojë me jetën e përditshme të fshatit, të ndara vetëm teorikisht mes kaurësh dhe muhamedanësh, prania me nota humori, të prekura nga frika e së resë dhe paditurisë; ka sjellë dhembjen e dashurisë që lëshon shigjeta reale sa ta bën gjak gjak, erosin që ta humbet mendjen deri në delire.
Kjo është një përrallë nga e kaluara, me djem gjaknxehtë e vajza lozonjare, me vallë ndjellëse e shtjella kumtesh, që nxijnë lulet e lotojnë gjakun. Këtu nuk ka
prijës të shquar e fjalëmëdhenj, por ka vetëm njerëz shpirtmirë: qeflinj, sedërlinj e besëplotë, që ngulmojnë për paqe.

Reviews

Nuk u gjet asnjë koment

Ndoshta ju mund të jeni të interesuar
  • Produkte të ngjashme
  • Shikuar së fundi
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase