B18642
14 days return right
Dorëzimi
Opsionet e pagesës
Përparësitë tona
Gjeni të ngjashme
Përshkrimi
"Anna, soror...” është një vepër rinie, por prej atyre veprave që mbeten për autorin thelbësore e të dashura gjer në fund. Ajo u shkrua brenda pak javësh në pranverë 1925, gjatë një qëndrimi në Napoli e fill pas kthimit prej tij. “Me Anna, soror...“ kam shijuar të parën herë privilegjin sipëror të romancierit, që të shkrin e të bën njësh e të pandarë me personazhet, a të lëshon të pushtohesh prej tyre. Gjatë atyre pak javëve, gjithë duke vijuar lëvizjet e duke ruajtur lidhjet e zakonshme të jetës, kam rrojtur papra brenda këtyre dy kurmeve e këtyre dy shpirtrave, duke shkarë nga Ana te Migueli e nga Migueli te Ana, me një shpërfillje ndaj gjinisë që e kanë, besoj, gjithë krijesuesit përballë krijesave të veta, dhe që u mbyll gojën me turp njerëzve që çuditen se si një burrë mund të shkëlqejë tek përshkruan emocionet e një gruaje, si Zhuljeta e Shekspirit, Roksana a Fedra e Racinit, Ana Karenina a Natasha e Tolstoit..."-Marguerite Yourcenar.
Reviews
Nuk u gjet asnjë koment