Shqiptaret Dhe Hebrenjte

B15047
1.500 Lekë
(Përfshirë taksat)
Në gjendje
Çmimi në pikë: 1500 pikë
14 days return right
Dorëzimi
Opsionet e pagesës
Përparësitë tona
Gjeni të ngjashme

Përshkrimi

Ndryshe nga shpjegimet e dhëna deri vonë, të motivuara kryesisht nga pozicione romantike, që mbështeten vetëm në atë që është quajtur virtyti shqiptar [besa, nderi, ndorja, kulti i mikut etj.]; që janë shoqëruar dhe me shtrembërime prej frikës për të thënë të vërtetën për qendrimin unik të shqiptarëve si mikpritës dhe mbrojtës të hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore, autori, prof. dr. Shaban Sinani ka arritur të realizojë një vepër pothuaj shteruese për këtë argument. Në këtë studim çështja kthehet nga rrëfenjë në faktologji, dhe kjo është merita kryesore për të cilën mund të çmohet.
Në librin Shqiptarët dhe hebrenjtë: mbrojtja dhe shpëtimi autori ka përfshirë dhjetëra ilustrime të argumenteve me dokumente origjinale, foto e dëshmi, si dhe qindra referenca të autorëve vendës dhe të huaj që janë marrë me këtë temë. Shumica e dokumenteve dhe dëshmive zbulohen për publikun për herë të parë, ashtu siç shqiptohen për herë të parë fakte, qëndrime dhe këndvështrime krejt të reja për praninë dhe shpëtimin e hebrenjve në trojet shqiptare. Burimet që janë shtuar janë nga arkivat e ish-Jugosllavisë, nga arkivat italiane e gjermane, nga arkivat amerikane, nga arkivat e institucioneve të specializuara si banka të kujtesës së dokumentuar.
Autori ka një meritë të veçantë sidomos për zbardhjen e plotë të fatit të hebrenjve të Kosovës. Për ta, deri vonë, ishte formuluar akuza se ishin dorëzuar tek nazistët nga shqiptarët e mobilizuar nga Gestapo. Në kapitujt 8 dhe 9, nën titujt përkatës “Divizioni SS Skanderbeg dhe fati i hebrenjve në Kosovë në periudhën naziste” dhe “Ku u zhdukën hebrenjtë e Kosovës” autori zbardh enigmën e sjelljes gjoja të dyfishtë të shqiptarëve ndaj hebrenjve. Duke dashur ta izolojnë meritën e mbrojtjes së hebrenjve vetëm tek shqiptarët e Shqipërisë shtetërore, edhe sot botohen studime për një qendrim ndryshe të shqiptarëve në Kosovë dhe për një fat ndryshe të hebrenjve atje. Sipas studiuesit Shaban Sinani, një rol vendimtar në sjelljen historike të shqiptarëve ndaj hebrenjve ka luajtur etnotipi i tyre, i shpjeguar ky jo vetëm me tolerancën e mirënjohur ndërfetare të shqiptarëve, por dhe me sjelljen e tyre mbrojtëse ndaj të huajve, sidomos në kohë rreziku. Dhe kjo shpjegon dhe qendrimin e njësojtë të tyre ndaj hebrenjve.
Botuesi ka risjellë në anën e pasme të kopertinës së librit vlerësimin publik që John L. Withers II, Ambasador i SHBA në Shqipëri, bëri për studiuesin Shaban Sinani më 27 janar 2010: “Roli i Shqipërisë për të shpëtuar hebrenjtë nga tmerret e holokaustit nuk është i njohur aq sa meriton. Është diçka me të cilën të gjithë shqiptarët mund të krenohen. Shqipëria mund të bëjë gjithmonë më shumë për t’i treguar botës historinë e vet të shkëlqyer për të parandaluar persekutimin e hebrenjve në tokën e saj. Disa shqiptarë janë duke bërë pikërisht këtë. Për shembull, profesor Shaban Sinani. Punimet e tij të shumta dokumentojnë që, edhe në vitet më të errëta të holokaustit, në Shqipëri ndodhi një bashkim i të gjitha kaheve politike dhe besimeve fetare - antifashistë dhe profashistë, komunistë dhe nacionalistë, myslimanë dhe të krishterë, besimtarë dhe jobesimtarë - për t’u siguruar që asnjë hebreu të strehuar në Shqipëri nuk do t’i hynte gjemb në këmbë”.

Reviews

Nuk u gjet asnjë koment

Ndoshta ju mund të jeni të interesuar
  • Produkte të ngjashme
  • Shikuar së fundi
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase