Shoqeri E Te Shtypuri Shkronja Shqip 1879

B21307
850 Lekë
(Përfshirë taksat)
Në gjendje
Çmimi në pikë: 850 pikë
14 days return right
Dorëzimi
Opsionet e pagesës
Përparësitë tona
Gjeni të ngjashme

Përshkrimi

Ky vëllim i jep në dorë lexuesit të interesuar përmbledhjen me titull “Shoqëri e të Shtypuri Shkronja Shqip”, përgatitur për botim nga dy studiues në zë e njohës të mirë të periudhës e të studimeve e të studiuesve që janë marrë me këtë ngjarje të madhe të historisë së kulturës shqiptare, profesorët Emil Lafe e Xhevat Lloshi. Ata i japin kështu bibliotekës shqiptare një libër me vlerë të gjithanshme.
Në këtë përmbledhje janë përfshirë studimet, artikujt e shkrimet më të zgjedhura, shkruar ndërmjet viteve 1879, kur u themelua Shoqëria e deri në ditët e sotme. Libri, siç mund të shihet nga pasqyra e lëndës, është ndarë në tri pjesë.
Në pjesën e parë janë përfshirë dokumente të Shoqërisë të Shtypuri Shkronja Shqip dhe shkrime nga veprimtarë të Rilindjes; kështu janë përfshirë këtu Komisioni i alfabetit, shkonjëzat shqipe (alfabeti i Stambollit), Kanonizmë e Shoqërisë së të Shtypuri Shkronja Shqip, një letër e Sami Frashërit drejtuar Jeronim De Radës e datës 20 shkurt të vitit 1881, një shkrim i Shahin Kolonjës i vitit 1903 dhe kujtime të Lumo Skendos me titull Shoqëri e Stambollit. Me interes të veçantë në këtë pjesë të parë është botimi i Kanonizmës (Statutit) së Shoqërisë, e cila, siç pohohet nga përgatitësit për botim, “botohet për herë të parë me faksimile dhe e transliteruar pikë për pikë sipas origjinalit, me gjithë shënimet në fundfaqe”.
Në pjesën e dytë, më të vëllimshmen e më të rëndësishmen me titullin “Studime dhe pjesë nga vepra studimore” janë përfshirë pjesë përgjithësuese e shkrime të posaçme kushtuar kësaj ngjarjeje, si pjesë të shkëputura nga vepra të tilla si Historia e Shqipërisë, Historia e Letërsisë shqiptare, Fjalori enciklopedik e Fjalori pedagogjik, si dhe pjesë nga vepra kushtuar posaçërisht Shoqërisë. Në këtë pjesë të dytë të këtij vëllimi bien në sy me shkrimet e tyre personalitete e figura të shquara të fushave të ndryshme kërkimore shkencore, si Aleks Buda, Mahir Domi,Dhimitër Shuteriqi, Kristo Frashëri, Shaban Demiraj, Kristaq Prifti, Rexhep Qosja, Injac Zamputi, Justin Rrota, Hysni Myziri, Hasan Kaleshi, Jup Kastrati, Zija Xholi, Shefik e Tomor Osmani, Xhevat Lloshi, Nexhip Alpan, Muharrem Fetiu etj.
Në pjesën e tretë janë përfshirë shkrime kryesisht në shtypin shqiptar, po në ndonjë rast dhe të huaj që i janë kushtuar ngjarjes së rëndësishme me raste përvjetorësh të ndryshëm. Artikujt e shkruar nga Siri Shapllo, Nonda Bulka, Zihni Sako, Kristo Frashëri, Emil Lafe, Ahmet Kondo, Qazim Kashari, Tomor Osmani, Bojka Sokolova (artikulli i saj është botuar frëngjisht në revistën “Linguistique balkanique –Balkansko ezikoznanie në Sofje –Bullgari) e Ardian Reçi, janë renditur kronologjikisht, sipas vitit të botimit.

Reviews

Nuk u gjet asnjë koment

Ndoshta ju mund të jeni të interesuar
  • Produkte të ngjashme
  • Shikuar së fundi
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase