Mbi Historine E Ballit Kombetar

B13873
700 Lekë
(Përfshirë taksat)
Në gjendje
Çmimi në pikë: 700 pikë
14 days return right
Dorëzimi
Opsionet e pagesës
Përparësitë tona
Gjeni të ngjashme

Përshkrimi

Qëndrimet që mbajtën qeveritë dhe partitë e vendeve të Europës gjatë Luftës së Dytë Botërore u gjykuan në Konferencën e Paqes, e cila u mblodh fill pas Luftës, më 1946. Qeveritë që ishin rreshtuar përkrah Koalicionit të Madh Antifashist anglo-sovjeto-amerikan u thirrën si aleatë në Konferencën e Paqes. Përkundrazi, qeveritë që u rreshtuan përkrah bllokut hitlerian u thirrën në Konferencën e Paqes për të dhënë llogari për veprimtarinë e tyre armiqësore. Ndryshe nga qeveritë e Hungarisë, Rumanisë, Bullgarisë, Finlandës – qeveria kuislinge e Tiranës shpëtoi pa dhënë llogari në Konferencën e Paqes falë pjesëmarrjes së Frontit Antifashist Nacionalçlirimtar në Luftën e Dytë Botërore përkrah Koalicionit të Madh Antifashist. Dëshmi është fakti se në Konferencën e Paqes, në bankën e fitimtarëve u thirr qeveria shqiptare e kryesuar nga komunisti Enver Hoxha. Përkundrazi, as qeveria kuislinge e Tiranës, as ish mbreti Zog, i cili pretendonte se përfaqësonte Legalitetin e përmbysur nga okupatorët fashistë, as Mithat Frashëri, kryetari i Ballit Kombëtar, të cilin ballistët e trumbetonin si flamurtarin e madh të pavarësisë dhe të demokracisë shqiptare – nuk u ftuan qoftë edhe si dëshmitarë në Konferencën e Paqes. Kjo për arsye se me qëndrimin e mbrapshtë që të tre këta faktorë politikë shqiptarë mbajtën gjatë Luftës së Dytë Botërore, ndihmuan jo parimet e Kampit të Madh Antifashist, por veprimet ushtarake të bllokut agressor hitlerian.

Reviews

Nuk u gjet asnjë koment

Ndoshta ju mund të jeni të interesuar
  • Produkte të ngjashme
  • Shikuar së fundi
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase