Kodiket Kronografike Te Shqiperise

B15623
2.000 Lekë
(Përfshirë taksat)
Në gjendje
Çmimi në pikë: 2000 pikë
14 days return right
Dorëzimi
Opsionet e pagesës
Përparësitë tona
Gjeni të ngjashme

Përshkrimi

Për fat, pikërisht në kohëra të tilla (të vështira) dalin në dritë, pavarësisht se sa të dukshme bëhen, vepra me rëndësi parësore për kulturën dhe dijen e një kombi. Një libër i tillë është “Kodikët kronografikë të Shqipërisë” (Shkrime dhe dorëshkrime prej Rilindjes Europiane deri në Rilindjen Kombëtare) i profesorit Shaban Sinani, shkencëtar i përkushtuar dhe i pajisur jo vetëm me vullnet të pazakontë, por edhe me një paanësi, të cilën do të duhej t’ia kishin zili, në mos po t’ia përvetësonin mjaft shkencëtarë tanët, fqinjë e më tej. Pas një përvoje shumëvjeçare në botën e hulumtimeve shkencore dhe pas mbi dhjetë vitesh punë me librin e mësipërm, kur shtrohet çështja e ecurisë dhe fatit të (dorë)shkrimeve me vlerë, autori e shpreh qartë mendimin e vet: “Zhvillimet kulturore dhe mendore, edhe në periudhat më të rrepta, i tejkalojnë kufijtë gjeografikë, krahinorë, shtetërorë”.
Prof. dr. Shaban Sinani, përkundër vështirësive të panumërta, ka kryer një punë vigane, prej scrib-i, duke shmangur natyrshëm konceptin materialist të hulumtimit të historisë dhe të kulturës, me një stil të kthjellët, që nuk mund të keqkuptohet e as të lerë vend për mëdyshje. Ai ka punuar në heshtje dhe përkushtim, njëlloj sikur të mbante një Kodik të Kodikëve të Shqipërisë, ku gjenden të dhëna shpesh vegimtare për Kishën si ruajtëse të Kujtesës, për vendin që zënë letërsia, historia dhe tekstologjia në kulturën e një kombi, për mënyrën si duhen hartuar e zbatuar rregullat e qeverisjes së qyteteve, nenet e vllazërive të tipit esnafor, për historinë se si një komb, shpesh i mbajtur peng mes padijës dhe idealizmit, hyn në Shkrim falë gjuhës së vet - dhe në vëmendjen e botës falë shkrimit, për rolin e pazakontë të Mërgatës në mbrujtjen dhe mbrojtjen e letërsisë, për një riperiodizim të drejtë të kësaj të fundit pas kaq kohësh etj.
Lexuesi gjendet para një vepre shkencore shumëplanëshe e të shumëfishtë, që jo vetëm fton, por edhe çon më tej paqen e hershme të paktën ndërballkanike (mes popujsh, gjuhësh, shkencash), dhe mirëkuptimin. Si ca dijetarë të sprovuar me bojën dhe gjakun e kulturës, faktet nuk bërtasin asnjëherë.
Mund të thuhet se, në ndodhtë që historia të përsëritet nga thellësitë kohore të vetvetes - përmes analfabetizimit shpirtëror, dhunës dhe përbuzjes ndaj ‘të vegjëlve’ që nuk duhet të mësojnë më shumë se ç’duhet, por edhe ndaj paraardhësve të vet idealistë - Europa e nesërme, si edhe sot, do të ketë ç’të mësojë nga këta kodikë, në mos për ta rimarrë veten, të paktën për të mbijetuar, ose për të mos u tjetërsuar krejt.
Për fat, pikërisht në kohëra të tilla (të vështira) dalin në dritë, pavarësisht se sa të dukshme bëhen, vepra me rëndësi parësore për kulturën dhe dijen e një kombi. Një libër i tillë është “Kodikët kronografikë të Shqipërisë” (Shkrime dhe dorëshkrime prej Rilindjes Europiane deri në Rilindjen Kombëtare) i profesorit Shaban Sinani, shkencëtar i përkushtuar dhe i pajisur jo vetëm me vullnet të pazakontë, por edhe me një paanësi, të cilën do të duhej t’ia kishin zili, në mos po t’ia përvetësonin mjaft shkencëtarë tanët, fqinjë e më tej

Reviews

Nuk u gjet asnjë koment

Ndoshta ju mund të jeni të interesuar
  • Produkte të ngjashme
  • Shikuar së fundi
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase