Influenca E Perandorise Austro Hungareze Ne Ndertimin E Kombit Shqiptar

B20305
1.500 Lekë
(Përfshirë taksat)
Në gjendje
Çmimi në pikë: 1500 pikë
14 days return right
Dorëzimi
Opsionet e pagesës
Përparësitë tona
Gjeni të ngjashme

Përshkrimi

Dr. Teodora Toleva ka lindur më 29 gusht 1968 në Sofje, Bullgari. Arsimin e mesëm e kreu në Sofje, në Gjimnazin nr. 9 të gjuhës frënge “Alphonse de Lamartine”, në vitin 1987. Interesat e saj në fushën e historisë e çuan në Universitetin Amerikan në Blagoevgrad, Bullgari, ku u diplomua më 1995-n me gradë Bachelor në Historinë e Ballkanit. Vazhdoi studimet për histori bashkëkohore në Universitetin Autonom të Barcelonës, të cilat i kreu më 2002-shin, me temë të diplomës “Politika e jashtme e Gyula Andrássy dhe lindja e çështjes maqedone”. Vazhdoi më tej studimet e larta, duke i gërshetuar me punë aktive studimore në Universitetin e Barcelonës, ku më 2008 u diplomua Doktore/shkalla evropiane/e shkencave historike. Interesat e saj profesionale kanë qenë në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe në veçanti Çështja Lindore, zhvillimi historik i monarkisë së Habsburgëve, formimi i kombeve në Ballkan, fenomeni i migracionit në shoqërinë bashkëkohore, nacionalizmi dhe shfaqjet e tij në kohërat moderne. Pas një pune disavjeçare kërkimore në Arkivin shtetëror të Vjenës, Austri, në Arkivin e Ministrisë së Punëve të Jashtme në Paris të Francës, në Arkivin Qendror Shtetëror në Sofje, Bullgari, ajo publikoi punimet studimore “Gjenocidi dhe fatet e popullit armen” dhe “Ndikimi i Perandorisë Austro-Hungareze për formimin e kombit shqiptar 1896-1908”. Krahas shkallës së lartë të arsimit dhe kualifikimit në fushën e historisë, dr. Toleva kishte interesa dhe në fushën e teologjisë. Në vitet 2001-2004 ajo ndoqi studimet për teologji në Institutin teologjik ortodoks “Shën Sergij i Radonezhit” (Radonzhsky ) në Paris, Francë. Interesat e shumanshme të dr. Tolevas, kultura e pasur e përgjithshme, si dhe zotërimi i gjuhëve të huaja (frëngjisht, rusisht, gjermanisht, anglisht, spanjisht, gjuhën katalune, italiane, portugeze), i japin mundësi që në punën e saj studimore të përdorë burime të shumta historike që ruhen në arkivat e shteteve të ndryshme. Mundësia për të analizuar informacionin e burimeve të ndryshme, të pavarur nga njëri-tjetri, i dha dorë dr. Tolevas të riprodhojë në maksimum të vërtetën historike dhe të bëjë analiza dhe përfundime historike të besueshme, mbi bazën e të cilave kërkimet e saj shkencore kanë kontribut qenësor shkencor. Punimet e saj të shumanshme shkencore Dr. Toleva i gërshetonte me zotësi me veprimtari shoqërore dhe me një pozitë aktive qytetare. Ajo bashkëpunoi në fondacionin e Katalunias “Trias Fargas” në Barcelonë, ku merrej me temat aktuale bashkëkohore si qytetaria, dallimet kulturore, identiteti. Botoi artikuj në organe të ndryshme periodike si revista katalunase për historinë moderne “El Contemporani”, botimi anglez “Nations and Nationalism” /Kombet dhe Nacionalizmi/, në shtypin bullgar, etj. Botimet e saj në internet janë me tema: “Bashkësia rome në Katalunia”, “Emigracioni, një fenomen i natyrshëm”, “Çështja lindore dhe armenët”, etj. Tema e fundit ku dr. Toleva kishte përqendruar interesin e vet shkencor, ishte “Emigracioni spanjoll në Oborrin e Habsburgëve pas luftës për trashëgimin e fronit spanjoll”. Fatkeqësisht, vdekja e saj e parakohshme ndërpreu përfundimin e këtij punimi shkencor me përmasa të gjera.

Reviews

Nuk u gjet asnjë koment

Ndoshta ju mund të jeni të interesuar
  • Produkte të ngjashme
  • Shikuar së fundi
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase