Eseja E Keshilltarit Te Shtetit Angelo Masci Mbi Origjinen, Traditat Dhe Gjendjen Aktuale Te Arberve

B22531
800 Lekë
(Përfshirë taksat)
Në gjendje
Çmimi në pikë: 800 pikë
14 days return right
Dorëzimi
Opsionet e pagesës
Përparësitë tona
Gjeni të ngjashme

Përshkrimi

Ky libër që u botua nën kujdesin e Francesco Mascit në vitin 1847 në Napoli, ishte një ribotim i librit në origjinal: “Ese mbi origjinën, traditat dhe gjëndjen aktuale të arbërve në Mbretërinë e Napolit” botuar nga Këshilltari i Shtetit Angelo Mashi në vitin 1807. Kjo Ese u përkthye edhe në gjuhën frënge nga studjuesi danez Maltebrun i cili e përdori atë në veprën e tij madhore dhe u botua e plotë edhe në gazetat franceze të asaj kohe. Në fillimin e librit jepen disa shënime mbi origjinën e shqiptarëve nga Gabrielle Frega, i cili shkruan se kombi shqiptar meriton në çdo aspekt të tërheqë vëmëndjen e filologëve europianë dhe se ky komb, edhe pse ka mbetur në harresë, duhet të zerë vendin që i takon në histori. Madje, ndoshta do të vijë dita kur ky komb do të hapë faqe të ndritura në historinë e njerëzimit, duke mbjellur kësisoj farën e të vërtetave antike. Dhe e mbyll me thënien: “Dëgjoni, pra, ju bijtë e Epirit: në buzët tuaja tingëllon një gjuhë po aq e moçme sa edhe bota; ju qëndroni mes popujve të botës ashtu si këngët e Homerit, të cilave u humbi origjina, por në fytyrat tuaja shihen ende gjurmët e madhështisë së atyre kohëve të moçme dhe në ato gjurmë kombet do të lexojnë shpirtin e madh të Akilit, Aleksandrit dhe Skanderbegut!
Angelo Masci jep një përshkrim të origjinës së shqiptarëve, vendbanimeve të tyre, duke na sjellë të dhëna të shumta bazuar në studjues të ndryshëm, të vjetër dhe të rinj, si Plini, Ptolemeu, Straboni, Tukididi etj., por edhe nga autorët e mëvonshëm si Leibnitz, Du-Change, Pachymeres etj. Ai përshkruan historinë e shqiptarëve qysh nga kohët më të lashta dhe flet për fiset e ndryshme ilire dhe epirote, vendbanimet e tyre, traditat, doket dhe këtu bën një krahasim të traditave të vjetra të shqiptarëve, të cilat shpesh janë të ngjashme me traditat e romakëve dhe ato të fiseve gjermanike. Njëkohësisht flet edhe për gjuhën e tyre, ku thuhet se maqedonët, ilirët dhe epirotët flisnin të njëjtën gjuhë, e cila ndryshonte nga gjuha greke. Ai sjell shëmbuj të gjuhës shqipe krahasuar edhe me gjuhë të tjera, si ajo galike e gjeorgjiane. Por përshkrimi më i zgjeruar është pikërisht ai mbi traditat dhe doket e shqiptarëve në përgjithësi, por sidomos në ato territore që nuk iu nënshtruan pushtuesit otoman, dhe më pas flet mbi emigrimet e tyre deri në gjysmën e shek. të XVIII drejt Italisë, vendbanimet e tyre, duke na dhënë gjithashtu numrin e saktë të banorëve arbëreshë të vendosur në Mbretërinë e Napolit deri në periudhën e botimit të librit. Ai përshkruan edhe gjëndjen në të cilën ndodheshin arbërit, zhvillimin e tyre gjatë periudhave të ndryshme, si edhe kontributin e disa figurave të shquara të komunitetit arbëresh për zhvillimin kultural të tyre.

Reviews

Nuk u gjet asnjë koment

Ndoshta ju mund të jeni të interesuar
  • Produkte të ngjashme
  • Shikuar së fundi
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase