Ceshtja Came Etapa E re

B15226
500 Lekë
(Përfshirë taksat)
Në gjendje
Çmimi në pikë: 500 pikë
14 days return right
Dorëzimi
Opsionet e pagesës
Përparësitë tona
Gjeni të ngjashme

Përshkrimi

“Marrëdhëniet greko-shqiptare rrezikohen seriozisht nga dështimi për të zgjidhur çështjen çame. Kjo çështje, natyrisht, që nuk mund të zgjidhet vetëm mes Shqipërisë, Greqisë dhe organizatave që përfaqësojnë popullsinë çame. Një zgjidhje e drejtë dhe e qëndrueshme mund të arrihet vetëm me ndërmjetësimin ndërkombëtar, me mbështetje nga institucionet e BE-së dhe me udhëheqje të qartë nga Shtetet e Bashkuara”. Në këtë konkluzion kanë arritur me ekspertizën e tyre studiuesit Miranda Vickers dhe James Pettifer, të njohur vitet e fundit për disa botime interesante për Ballkanin dhe veçmas për shqiptarët. Libri më i i ri i tyre “Çështja çame: etapa e re”, publikuar përmes një botimi dygjuhësh (anglisht dhe shqip me përkthim të Xhevdet Shehut) nga shtëpia botuese “Naimi”, siç duket dhe nga titulli, merr në analizë zhvillimet e fundit të çështjes çame, ende e pazgjidhur nga diplomacia dhe politika. Autorët, me një gjuhë tepër lakonike, merren me zbardhjen e të ashtuquajturit “Traktat të miqësisë” mes Shqipërisë e Greqisë dhe ndikimit të tij për çështjen çame, faktorët dhe nismat e reja politike në dhjetë vjetshin e fundit në të dy vendet përkatëse dhe rezonancën e tyre në politikën ndërkombëtare. Në libër jepen detaje dhe argumente për qëndrimet ndaj çështjes çame nga protagonistët politikë të periudhës tranzitive prej regjimit totalitar në shoqërinë e hapur, duke nisur nga roli i Sali Berishës deri tek qëndrimet më të reja të qeverisjes aktuale. Një vend të posaçëm zë analiza për përfaqësimin politik të komunitetit çam nga ana e PDIU dhe ndikimi i saj. Por, përveç aspektit politik, autorët e librit “Çështja çame: etapa e re” kanë ndjekur me vëmendje zhvillimet në terren, duke konstatuar që emigrantët shqiptarë po popullojnë tokat çame në Greqi.

Reviews

Nuk u gjet asnjë koment

Ndoshta ju mund të jeni të interesuar
  • Produkte të ngjashme
  • Shikuar së fundi
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase