Arvanitet Histori E Shqiptareve Te Hershem Ne Greqi Ne Shekujt XiiI-Xix

B12507
1.000 Lekë
(Përfshirë taksat)
Jashtë stokut
Çmimi në pikë: 1000 pikë
14 days return right
Dorëzimi
Opsionet e pagesës
Përparësitë tona
Gjeni të ngjashme

Përshkrimi

Arvanitët, ose arbrit e Mesjetës të larguar nga toka amë nëpër mugëtirat historike drejt jugut ballkanik dhe të vendosur pothuaj nëpër tërë hapësirat e Greqisë, janë padyshim një pjesë e patjetërsueshme e historisë së kombit shqiptar. Ata kurrsesi nuk mund të mënjanohen. Pa jetëshkrimin e tyre e tyre, historia e kombit shqiptar do të ishte e cunguar. Kjo farë krenare, e cila, sipas burimeve greke, përllogaritet të jetë rreth 3 milion në Greqinë e sotme, vazhdon të mbijetojë dhe të bëjë historinë si një pjesë vitale e atij vendi, mes stuhive të asimilimit dhe ruajtjes së identitetit. Për historinë, rrugën, kontributet dhe identitetin e arvanitasve, sot ka shumë anë të errëta, të panjohura, të pandriçuara sa me të drejtë çdokush mund të shtrojnë pyetjet: Si u gjend tërë kjo masë e madhe e popullsisë arbërore në këto vise? Kur shkoi, ku u vendos dhe ku gjendet ajo aktualisht? Në ç’kushte dhe për ç’arsye ndodhi ky emigrim? Si u pritën ata nga vendasit? Ç’ngjau me ta në rrjedhat e shekujve?
Kështu e hap veprën e tij të re, “Arvanitët”, autori i saj dr. Irakli Koçollari. Sepse, ndoshta, e di më mirë se kushdo mungesën e literaturës për këtë argument ende të mjegullt për historiografinë tonë. Monografia “Arvanitët” e Irakli Koçollarit, botim i shtëpisë botuese “Naimi”, Tiranë 2012, synon të japë një informacion të plotë, gati shterues për botën arvanite, duke trajtuar aspektet kryesore të historisë dhe personaliteteve të shquar të saj nga shekulli 13 e këndej.

Reviews

Nuk u gjet asnjë koment

Ndoshta ju mund të jeni të interesuar
  • Produkte të ngjashme
  • Shikuar së fundi
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase