Zeri I Malit Te Shenmerise

B15670
500 Lekë
(Përfshirë taksat)
Në gjendje
14 days return right
Dorëzimi
Opsionet e pagesës
Përparësitë tona
Gjeni të ngjashme

Përshkrimi

Pjese nga libri : hemshedini ish, ende, një fëmijë i parritur, kur soditjet e tij të befta fëminore përplaseshin, herë pas here, të shastisura, pothuajse, çdo ditë në faqen e malit të Shënmërisë, i cili ngrihej madhështor m’u përballë shtëpisë së tij të vogël, përbri lumit Xhelaxhoshti, emër të cilin e mbante, çuditërisht, dhe fshati. S’dihej, saktësisht, në se lumi kish marrë emrin e fshatit apo ky i fundit atë të lumit. Ishte e habitshme se si atij fëmije të vogël dhe shëndetlig, por me sy të kaltër si qielli në një mëngjes të bukur vere, i dukej shpesh sikur forma e malit të Shënmërisë që shihte përditë nga pragu i shtëpisë, kishte formën e fytyrës së gjerë dhe ballëlart të nënës së tij të shtrenjtë, Ariana. Dhe këtë ndjesi ai, çuditërisht, kurrë nuk mundi t’ia thoshte nënës së dashur, me të cilën s’bënte njeri në botë. Ndoshta nuk ia tha asnjëherë asaj, ngaqë mendja e tij ish aq e zënë me vramendje nga më të çuditshmet rreth malit të tij të zemrës. Ai mezi priste që ta vizitonte ose, më saktë, ta shkelte me këmbë çdo pëllëmbë të atij mali të shenjtë, që për të, qysh tani, kishte pamjen e një çudie, për të cilën, duke mos qenë në gjendje për shkak të moshës së vogël, s’i gjente dot fjalët që të shpjegohej. Ai, shpesh, buzëmbrëmjeve, herë fillikat dhe herë bashkë me shokun e tij të ngushtë dhe moshatar Kadriun, (shtëpitë e të cilëve ishin përbri si syri pranë syrit) dilte në këmbë të malit dhe treste vështrimet drejt majës së tij të lartë, e cila ngjante sikur prekte qiellin. Si në dimër dhe në verë, atij i bëhej sikur mali i Shënmërisë murmuriste me një zë si të shurdhët, me një zë si të qe jashtëtokësor e si të rrekej të shpjegonte diçka rreth historisë së tij të lashtë dhe të mistershme. Dhe më e çuditshme ish se kjo murmurimë e mbytur e zërit të tij, jo rrallë, kthehej, pak nga pak, në një ushtime të stërzgjatur e të zvozhgët si në një ëndërr të frikshme fëminore. Të tillë, në të vërtetë, atë e bënin jehonat që përftoheshin nga grykat, honet dhe humnerat e tmerrshme e të errëta të anës lindore të tij, jehona të cilat, në fantazinë e Shemshedinit vocërrak, dukeshin sikur vareshin mbi supet e malit duke u mbajtur fort pas tyre sikur fëmijët në supet e prindit, gjithsesi, që t’i shpëtonin rrokullisjes dhe përplasjes në bregun e egër shkëmbor të lumit të Xhelaxhoshtit. Murmurimat e malit, atij, shpesh i bëheshin si zëra, herë të njohur dhe herë të panjohur, që, gjithsesi, në zemrën e tij i sillte tallzi shkulmor i imagjinatës së tij prej fëmije kureshtar. Ai kish lexuar disa libra dhe kishte parë po aq dhe filma të ndryshëm, në qendër të të cilëve qëndronin malet ose mitet rreth tyre. Por në gjithë ç’kish parë, lexuar ose dhe dëgjuar nga tregimet e më të mëdhenjve, sidomos të prindërve, asgjë nuk kishte lidhje me një mal të tillë të shenjtë, si ky i Shënmërisë. Dritarja e dhomës së vogël të gjumit e Shemshedinit fokusonte malin, të gjithin, natën dhe ditën. Në dimër, të bardhë, të mbuluar nga bora. Në vere, të blertë, me petkun e hijshëm dhe të pandërrueshëm të çetinave të gjelbra shekullore. Shkurt, mali i Shënmërisë i sillte atij një ndjesi krejt të veçantë. Ai mendonte se këtë ndjesi duhej ta kishin patur të gjthë fëmijët e brezave pararendës, sikundër gjithë fëmijët e moshës së tij dhe se kështu do të ndodhte me gjithë brezat e fëmijëve të ardhshëm. Sipas tij, këtë ndjesi për malin, në përgjithësi, dhe për këtë të Shënmërisë, në veçanti, duhej ta kish gjithë fshati i tij i Xhelaxhoshtit dhe pse jo e gjithë Arabashka. Dhe të mendosh se kjo ndjenjë disi e çuditshme, që, më së shumti, perceptohej prej tij në trajtën e një zbrazëtie disi të kobshme, të trishtë dhe, njëherësh, sa të bukur dhe enigmatike aq dhe misterioze, në të vërtetë, i dukej se nuk ishte veçse një hungërimë e tmerrshme e malit të lartë e të madhërishëm të Shënmërisë, i cili gjithë i pakënaqur nga indiferenca e njerëzve, nga mos vënia dorë si duhet mbi të, hakërrohej, gjithë në pamundësi, të promovonte si duhej vetveten, të promovonte vlerat e tij të mëdha e të pakrahasueshme me malet e tjerë, pothuaj, të rëndomtë.

Reviews

Nuk u gjet asnjë koment

Ndoshta ju mund të jeni të interesuar
  • Produkte të ngjashme
  • Shikuar së fundi
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase