Trupi Im Me Perket Mua

B16248
800 Lekë
(Përfshirë taksat)
Në gjendje
14 days return right
Dorëzimi
Opsionet e pagesës
Përparësitë tona
Gjeni të ngjashme

Përshkrimi

Romani ka në qendër të tij realitetin e ditëve të sotme të Tiranës, që kuadrohet te marrëdhënia mes pushtetit, parasë dhe femrës. Në këtë roman himnizohet femra e virtytshme, dashuria, pasioni, por edhe stigmatizohet njeriu që ka pushtet e pará dhe që e sheh femrën vetëm si trup, si objekt kënaqësie, si skllave seksi, si lodër erotike. Personazhi kryesor mashkull është një njeri me një post të lartë në një ministri. Dikur një njeri fare i zakonshëm, pa ndonjë aftësi të veçantë, i shpërfillur, tani që i është ngjitur si kulpër pushtetit dhe ka bërë pará të madhe, shijon një jetë luksoze. Dhe realiteti na tregon se ka plot të tjerë si ai, shumica prej tyre krejt anonimë në të shkuarën jo të largët, që kanë ngjitur shkallët e karrierës, disa prej tyre në mënyrë krejt të befasishme, si nëpër ëndrra. Janë ngjitur lart, disa syresh shumë lart, kanë siguruar poste pushteti dhe pará, shumë pará. Ata mbahen me të madhe, u duket vetja VIP, njerëz të rëndësishëm dhe me vlera. Ata mendojnë se tashmë i takojnë një rangu të lartë, gjallojnë në katet e larta të shoqërisë. Janë futur në atë që u pëlqen ta quajnë shtresa elitë. Ata, për ironi të fatit, e besojnë realisht këtë gjë! Por, sikurse thoshte teologu dhe filozofi gjerman Albert Shvaixer, “Kush beson se është i krishterë pse shkon në kishë, ai gabon. Njeriu nuk bëhet makinë kur futet në një garazh”…

Reviews

Nuk u gjet asnjë koment

Ndoshta ju mund të jeni të interesuar
  • Produkte të ngjashme
  • Shikuar së fundi
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase