Tranzicioni Neokomunist Ne Shqiperi

B23506
1.000 Lekë
(Përfshirë taksat)
Në gjendje
Çmimi në pikë: 1000 pikë
14 days return right
Dorëzimi
Opsionet e pagesës
Përparësitë tona
Gjeni të ngjashme

Përshkrimi

Udhëtimi shkrimor I autorit Kurt Kola në kohën e tranzicionit të tejzgjatur shqiptar është një udhëtim mbresëlenës i një protagonisti të fortë, aktiv dhe të vetëdijshëm, në pikat më nevralgjike e kulmore të zhvillimeve shqiptare, veçmas atyre politike, në të cilat është përfshirë me luftën e tij duke qenë i lidhur pazgjidhshmërisht në sfida dhe përballje epokale.
Kurt Kola, një korife qëndrestar i shtresës së përndjekjes së madhe, përgjatë një gjysmë shekulli absurd, ka provuar të gjitha sprovat e ferrit në lëkurën e tij, dhe në këto vite të hapjes së madhe të çlirimit të shoqërisë shqiptare, me sens kritik dhe intuitë të hollë, ka përcjellë here pas here qasje, ide dhe kauza, me anë të botimeve të tij të pritura me kërshëri e vlerësim nga lexuesi dhe kritika.
Autor i disa librave me poezi, një novele, disa romaneve dhe një libri memoristik emblematik "Në Shqipërinë burg", Kola e ka ngritur fatin ekzistencial të të përndjekurve, të dëbuarve e të "mallkuarve", në një vektor stilistik rrefimtar dhe analitik, ku kjo shtresë, me dhimbjet, privimet, luftën e përçdoçastshme, gjen vetveten dhe modelin e vazhdimit të rezistencës në emër të një jete më të mirë.
Libri "Tranzicioni neokomunist në Shqipëri", që po merr lexuesi në dorë, është një depërtim publicistiko-analitik, me qasje të herëpashershme filozofike dhe gjurmë të një njohjeje të thellë të kuintave dhe paskuintave të shoqërisë, politikës, marrëdhënieve njerëzore, ku shkëlqen me kosntatimet, përqasjet dhe analogjitë që na përcjell.
Autori nënvizon me forcën e argumentit, se në tunelin e errët të një të kaluare traumatike, e cila ende mban peng kujtesën e të gjallëve dhe të të vdekurve, fshihen të gjitha llojet e deformimeve dhe "frakturave" të politikës dhe gjithë shoqërisë shqiptare në tranzicion.
Kurt Kola zbulon plagët e shoqërisë shqiptare në tranzicion, "metastazat" e sistemit diktatorial vrastar, që ende nuk janë shkulur nga trupi i saj i brishtë dhe pa imunitet nga e keqja, nga administrata publike, ekonomia, politika. e ashtuquajtura elita kombëtare, që ka mbetur në stadin e ekskatedrës dhe psikozave kompleksive të së kaluarës komuniste.
Dukagjin Hata

Reviews

Nuk u gjet asnjë koment

Ndoshta ju mund të jeni të interesuar
  • Produkte të ngjashme
  • Shikuar së fundi
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase