Te Ruash Paqen Ne Shqiperi Dhe Kosove

B23733
1.200 Lekë
(Përfshirë taksat)
Në gjendje
14 days return right
Dorëzimi
Opsionet e pagesës
Përparësitë tona
Gjeni të ngjashme

Përshkrimi

“Me këtë libër, plot me vëzhgime të mençura rreth ndërhyrjes ndërkombëtare nga realiteti në terren, ambasadori Daan Everts ka dhënë një tjetër kontribut të madh.” Edward P. Joseph, John Hopkins School of Advanced International Studies, ShBA “Mbi të gjitha, libri reflekton përvojën civile e politike, legale e diplomatike të autorit në ndërhyrje të tilla, modelimin e tij praktik në reagimet dhe përgjigjet ndaj çdo ngjarjeje konkrete. Në këtë kuptim, botimi në fjalë mishëron edhe sjelljen sociale të autorit, të ushqyer në vite prej një konceptimi qartësisht demokratik dhe të mbështetur nga praktika e filozofi liberale.” Rexhep Meidani, President i Republikës së Shqipërisë, 1997-2002 “Ky botim i jashtëzakonshëm nga Daan Everts na jep një sfond të qartë, edhe njëzet vjet më vonë, për problemin e marrjes së përgjegjësive, integritetit, pajtimit dhe forcës së ligjit në Ballkanin Perëndimor.” Lodewijk Casteleijn, Anëtar i Komisionit të Helsinkit, Hagë, Holandë Të ruash paqen në Shqipëri dhe në Kosovë është një vepër që eksploron përpjekjet e bashkërenduara për të rindërtuar dhe modernizuar shoqëritë që kanë shenja nga e kaluara e tyre komuniste, pas trazirave dhe përplasjeve shoqërore. Në Shqipëri, këto përpjekje u rrezikuan nga polarizimi politik, duke përfshirë këtu edhe një përpjekje të dështuar për grusht shteti të vitit 1998 dhe ardhjen e refugjatëve nga Kosova. Në anën tjetër, në Kosovë, sfida u përkeqësua nga historia e shtypjes, e rezistencës, e luftës dhe e zhvendosjes masive të popullsisë. Ky libër, bazuar në përvojën e brendshme, përshkruan gjithë ulje-ngritjet e pasluftës dhe hedh dritë mbi dobësinë politike, financiare dhe administrative të një ndërhyrjeje humanitare. DAAN EVERTS është ish-diplomat holandez me përvojë të gjatë në diplomacinë dypalëshe dhe shumëpalëshe, që merret me trajtimin e (pas)konfliktit, pajtimin dhe rindërtimin. Ai ka drejtuar misione në terren, si pjesë e strukturave të rëndësishme të BE-së, OKB-së, OSBE-së dhe të NATO-s në situata të ndryshme krize.

Reviews

Nuk u gjet asnjë koment

Ndoshta ju mund të jeni të interesuar
  • Produkte të ngjashme
  • Shikuar së fundi
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase