Shqiptarovrasesi Napoleon Zerva

B10439
800 Lekë
(Përfshirë taksat)
Në gjendje
14 days return right
Dorëzimi
Opsionet e pagesës
Përparësitë tona
Gjeni të ngjashme

Përshkrimi

Në romanin “Shqiptarovrasësi Napoleon Zerva”, Greqia paraqitet si një shtet i dhunshëm, i pamëshirshëm dhe dinak. Ajo projektoi politikën e asimilimit, politikën e gjenocidit, mohimin e etnisë ndaj shqiptarëve të dy besimeve në Çamëri. politika i politikës greke ishte të shkatërronte gjithçka shqiptare në Çamëri. Me qëllimin e ndarjes së shqiptarëve në mes vete, ushtria greke nxiste konflikte në mes besimeve të ndryshme fetare të njëjtit popull. Shqiptarët me fe ortodokse i thërrisnin, ndërsa ata me fe myslimane, pos që i quanin turq, i keqtrajtonin me mjetet nga më të ndryshmet. Ata i frikësoheshin bashkimit të çameve, andaj i përçanë. Kjo dëshmohet edhe në roman, nga fjalët e kryexhelatit Napolon Zerva, (Millosheviçit të Çamërisë) që thotë: “Fshirja e konflikteve në mes çameve, – u shpreh i acaruar Zerva, – shënon fundin tonë. Nënkupton vetë fillimin e bashkimit të Çamërisë me Shqipërinë”. (f. 32) Kështu, duke e vendosur gjithçka shqiptare, ata mund ta zhdukin përgjithmonë fjalën shqiptare nga trojet çame.
Subjekti dramatik në romanin shënon përmasat e një tragjedie të vërtetë, që është në pamje nga shqiptarët. Autori me mjeshtri ka arritur që Napoleon Zervën, nga një personazh historik, ta kthejë në personazh letrar. Në të dyja rastet, Napoleon Zerva e gëzon epitetin e një gjakpirësie, të një dhunuesi dhe të një vrasësi. Ai ishte betuar se “luftën do ta çonte deri në fund. Çamëria do të kthehej në gërmadhë” (f. 50). Urrejtjen ndaj shqiptarëve çamë e lau me gjakun e tire duke mos kursyer asgjë, që nga vrasjet nga më mizoret, përfshin edhe vrasjet e pabesa të cilat ishin bërë dukur në atë kohë. Ata më të shquarit të guxuan të kundërshtonin dhe të këmbëngulnin për bashkimin e Çamërisë me Shqipërinë, vriteshin në mënyrën më mizore. Nga barbaria greke asgjë nuk kursehej, as fëmijët, as pleqtë e as plakat. Kjo lloj barbarie na sjell imazhet e Kosovës në vitin 1999. Dhembja në romanin e Kondit është dhënë me ngjyra të forta dhe pa element, si më të voglin, zmadhues. Ngjarjet e romanit vendosen në qytetet e jugut të Shqipërisë, (Çamërisë): pra në Paramithi, në Filat, në Margëlli, qytetet kufitare që ishin në pjesën më të madhe të Shqipërisë-Greqi.

Reviews

Nuk u gjet asnjë koment

Ndoshta ju mund të jeni të interesuar
  • Produkte të ngjashme
  • Shikuar së fundi
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase