Shitesit E Apokalipsit

B12861
600 Lekë
(Përfshirë taksat)
Në gjendje
14 days return right
Dorëzimi
Opsionet e pagesës
Përparësitë tona
Gjeni të ngjashme

Përshkrimi

Fragmente
nga SHITESIT E APOKALIPSIT
Disa ditë më vonë mora prej tij një letër, gjetur nga beduinët në shpellat e Detit të Vdekur dhe shkruar nga Simoni, apo siç e quan hagjiografia, vëllai i Zotit, sepse qe vëllai i Jezu Krishtit, përpara se të kryqëzohej edhe ai, e cila thoshte:
Unë Simoni, peshkopi i dytë i Jeruzalemit, vëllai i Jakobit të mbarërespektuar, peshkopit të parë të Jeruzalemit, dhe biri i Jozefit, burri i Marijes që lindi Zotin, prej lindjes së të cilit filloi rinumërimi i kohës, e shkruaj këtë letër pak përpara kryqëzimit tim, tashti në vitin 107, kur në Romë mbretëron perandori Trajan.
Sot jam 120 vjeç dhe kanë kaluar plot 25 vjet nga koha kur më dhanë helmin, por trupi im nuk deshi t’ia dijë prej tij. Unë që kam përcjellë pothuajse të gjithë ata që kanë parë ose jetuar pranë Zotit, kam jetuar aq sa për të parë se feja jonë, lindur për vendin tonë të vogël, pushtoi botën.
Dëshmoj se, edhe për këtë punë, qe Pjetri guri i qoshes. Kur një komandant romak, që kishte simpati për ne, i kërkoi ta pagëzonte atë dhe trupën e tij, Pjetri sapo po shihte një ëndërr se binin nga qielli kafshë të pastra dhe të papastra. Kjo i dha të kuptonte se nuk ishte ashtu siç mendonim, se vetëm ne hebrenjtë jemi popull i Zotit, kështu që nuk ngurroi të bënte çfarë i kërkonin.
Për t’i çuar gjërat më tej, si gjithmonë, kishte lindur i palodhuri Pal: Sinodi Apostolik i vitit 49 miratoi tezën që të krishterët ish-idhujtarë nuk janë të detyruar për të zbatuar urdhëresat e Moisiut. Në këtë mënyrë, Pali u bë “Apostulli i kombeve”.
Meriton të përmendet Jakobi, im vëlla, që ndonëse predikoi vetëm në Jeruzalem, nuk iu kundërvu pranimit të kombeve në krishterim, madje në Sionodin apostolik, pas fjalës së Pjetrit, i cili respektohej nga të krishterët me prejardhje hebreje, dhe të Pavlit, që respektohej nga të krishterët me prejardhje pagane, foli ai, I drejti, si kryetari i “Nënës së Kishave”, domethënë i Jeruzalemit, dhe propozoi “zgjidhjen e artë”, që u pranua njëzëri.
U vra me gurë nga farisenjtë.
Meriton të përmendet Mateu, që ungjillëzoi në Etiopi, Persi, Maqedoni dhe Siri, ku e vranë.
Meriton të përmendet Marku, që ungjillëzoi në Egjipt, Libi dhe Aleksandri, ku e vranë, duke e tërhequr zvarrë mbi gurë.
Meriton të përmendet Gjoni, i vetmi prej nesh që ndoqi kryqëzimin e Birit të Zotit, që veproi te samaritanët dhe u internua në Patmo, ku shkroi Apokalipsin. Nga Efesi ka ardhur lajmi i vdekjes së tij, por ende nuk e dimë se si ka ndodhur.
Meriton të përmendet Luka, jo-hebre, i cili predikoi në Iliri, Gali, Itali, Maqedoni, Libi dhe Egjipt, ku u martirizua.
Meriton të përmendet Andrea, që predikoi në Pont, Skithi, Bizant, ku u bë peshkopi i parë, dhe Greqi, ku e kryqëzuan kokëposhtë.
Meriton të përmendet Filipi, që ungjillëzoi në Parthi dhe Skithi, ku e kryqëzuan kokëposhtë.
Meriton të përmendet Bartolemeu, që ungjillëzoi në Indi, po u kryqëzua nga idhujtarët në Armeni.
Meriton të përmendet Toma, që ungjillëzoi në Siri, Persi dhe Indi, ku e përshkuan me shtizë pas urdhrit të mbretit vendas.
Meriton të përmendet Shtjefni, martiri i parë, që u vra me gurë prej hebrenjve (ku rrobat e vrasësve i mbante një djalë i ri - Pali, apostulli i ardhshëm).
Meriton të kujtohet Asti, peshkopi i Durrësit, të cilin e rrahën, e lyen me mjaltë, e kryqëzuan dhe, përkundrejt diellit përcëllues, e lanë në mëshirën e grerëzave e insekteve të tjera.
Gjithë këto vdekje të tmerrshme!
Që të kuptohemi, nuk është lloji i vdekjes që më tremb. Është tjetër gjë ajo që më shqetëson: a e merituam unë e Jakobi të ishim peshkopët e parë të Jeruzalemit, apo përfituam se qemë vëllezërit e Zotit?
Kodi i kësaj letre gjendej te dita kur i thanë se donte ta takonte një person, i cili, pasi kishte shkuar si emigrant i thjeshtë në Greqi, qe kthyer prej andej me përvojën e njeriut që ka kaluar shumë vite në manastir, ku merrej vetëm me pikturimin e ikonave. Ky burrë kishte fituar besimin e plotë të murgjve dhe kjo e nxiste të kërkonte vazhdimisht njerëz që qëndronin më lart, që në gjuhën e thjeshtë do të thotë njerëz nga të cilët ke çfarë të mësosh. Kishte parë në ëndërr një vend me emrin Analtë dhe, pasi kishte mësuar shumë gjëra rreth saj, kërkonte këtë takim.
Mirëpo nuk u takuan, sepse ndodhi që, kur personi i manastirit mbërriti në Analtë, te një cep rruge një qenie njerëzore, kockë e lëkurë, me flokë të bardha, filloi të vraponte sapo e pa të huajin. Ai iu vu pas dhe jo vetëm që e zuri, por arriti edhe të mësonte historinë e saj prej prostitute-shenjtoreje. U nda prej saj i prekur, por nuk kishte as dy-tre hapa kur pa se ajo plakë po largohej pa shkelur fare përtokë.
U hapën fjalë se ai e çoi këtë histori në Malin Athos. Dihej me siguri që nuk iu kthye më kërkesës për takim. Dihej me siguri edhe se pinjolli i familjes së kasapit e gjeti bashkëshorten, veçse s’kishte kush të ma thoshte nëse qe ajo e ëndrrave.
Kaq shumë vrima në një histori tregojnë se ajo nuk kishte si qëllim ngritjen e iluzioneve. Me gjithë dyshimet ndaj natyrës së rrëfimit, duke pasur parasysh gjithë këto imazhe që lëvrijnë herë pas here në kokë, nuk e marr përsipër të them se nuk do të ketë ndonjëherë ndonjë Analtë të përjetuar ndryshe. Nuk e marr përsipër të them se ai përjetim nuk do të ngulitet në një rrëfim, ku emri që e nënshkruan dhe koha kur ai nis ky rrëfim nuk kanë rëndësi: mjafton të dimë se njeriu është këtu që të dëshmojë.

Reviews

Nuk u gjet asnjë koment

Ndoshta ju mund të jeni të interesuar
  • Produkte të ngjashme
  • Shikuar së fundi
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase