Shenime Per Nje Qytet

B22966
1.200 Lekë
(Përfshirë taksat)
Në gjendje
14 days return right
Dorëzimi
Opsionet e pagesës
Përparësitë tona
Gjeni të ngjashme

Përshkrimi

Mes pallateve te "Shallvaret", në katin e tretë, një çift ha mëngjes. Janë ulur të dy në anët e kundërta të tavolinës, për të qenë përballë me njëri-tjetrin. Nga poshtë i shoh me ëndje. Hanë ngadalë. Më vonë, me siguri, do të pinë nga një kafe. Përse të zbresin poshtë në lokal? Brenda apartamentit të vogël, të zgjeruar pas viteve 90-te, me ballkonin e mbyllur të shndërruar në dhomë, ata kanë gjithë kujtimet e tyre. Përse të dalin jashtë e t'i prishin ato... I mbaj sytë edhe pak drejt tyre, pastaj i heq. Ata hanë të patrazuar. Ngadalë. Hanë ashtu siç mund ta bëjnë vetëm ata që e kanë kaluar tërë jetën bashkë. Shkallët e pallateve te "Shallvaret" u ngjajnë dhëmbëve
të kurvave në tregimet e shekullit të nëntëmbëdhjetë. Të ngrëna, të rrënuara, me myshk. Shtuar kate sipër kateve. Apartamente të shndërruara në zyra shitblerjeje, dyqane këpucësh, kanceleri, dyqane nusesh, klinika dentare, byrektore. Dëshmi të banorëve të larguar. Nga sytë këmbët. Brenda pallateve, makina të parkuara shtrembër, pronarët e të cilave janë larguar drejt kafeneve që janë nga një për çdo tre banorë.
Ata vijojnë të hanë të patrazuar. Mbase kështu hanë çdo mëngjes. Kushedi sa mëngjese kanë që hanë kështu. Që kur kanë dalë në pension. Ai nuk ka shkuar asnjëherë të blejë qumësht. Edhe kur doli në pension, ajo nuk e linte.
Kishte punuar një jetë e tani duhej të shplodhej. Shallvare... Ku e ke shtëpinë, e pyeti? Te Shallvaret. E sheh që andej hotel "Dajtin"? Dikur. A të pëlqen t'i sodisësh njerëzit tek shëtisin mbrëmjeve? Dikur.
Nuk ka mbetur asnjë kat i parë. As kat i dytë. Dikur të papëlqyer, këto kate te "Shallvaret" tashmë janë më tërheqësit. Qiratë, thonë, janë të mira.
Ata e kanë shtëpinë në katin e tretë. Ajo është ngritur.

Reviews

Nuk u gjet asnjë koment

Ndoshta ju mund të jeni të interesuar
  • Produkte të ngjashme
  • Shikuar së fundi
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase