Secili Cmendet Simbas Menyres Se Vet 2

B19329
800 Lekë
(Përfshirë taksat)
Jashtë stokut
Çmimi në pikë: 800 pikë
14 days return right
Dorëzimi
Opsionet e pagesës
Përparësitë tona
Gjeni të ngjashme

Përshkrimi

Ky libër është vazhdim i vëllimit të parë të ciklit romanesk “Secili çmendet simbas menyres se vet”, por mund të lexohet veçmas dhe pavarësisht nga i pari.
Romani i dytë ka 29 kapituj dhe, ashtu si i pari, është ndarë në tre pjesë: “Fundi i tunelit dukej i errët dhe i pafund”, “Midis të metave kemi edhe dobësi” dhe pjesa e tretë, “Sistemi ndërroi si të ishte një fletë libri”. Ky cikël romanesk në pikpamje teorike ka lidhje të drejtëpërdrejtë me termin Bildungsroman, term që më së pari u krijua në 1819 nga filologu gjerman Karl Morgenstern në leksionet e tij universitare, dhe më pas u rimorr dhe u trajtua ndër stilema edhe më të epërme estetike nga Ëilhelm Dilthey, i cili e legjitimoi dhe e popullarizoi atë në fillim të shekullit të XX.
Në kritikën letrare, një Bildungsroman është një zhanër letrar që fokusohet në rritjen psikologjike dhe morale të protagonistit nga rinia e hershme në moshë të rritur, përgjatë së cilës ndryshimi i karakterit është jashtëzakonisht i rëndësishëm. Zhanri karakterizohet më tej nga një numër tiparesh formale dhe tematike. Ai shpesh lidhet me rritjen e një personi të ndjeshëm që shkon në kërkim të përgjigjeve për pyetjet themelore të jetës, me shpresën se këto përgjigje do i formulojë vetë rritja dhe zgjerimi i përvojës. Zhanri shpesh përbën një konflikt themelor ndërmjet karakterit kryesor dhe shoqërisë.

Reviews

Nuk u gjet asnjë koment

Ndoshta ju mund të jeni të interesuar
  • Produkte të ngjashme
  • Shikuar së fundi
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase