Rekorde Shpirti

B21514
1.000 Lekë
(Përfshirë taksat)
Në gjendje
Çmimi në pikë: 1000 pikë
14 days return right
Dorëzimi
Opsionet e pagesës
Përparësitë tona
Gjeni të ngjashme

Përshkrimi

Kam mbyllur një ëndërr dhe kam hapur një legjendë...Me këtë frazë fillon ky libër me këtë që u kushtohet «Bijave të tim biri...» me idenë e bukur të bukur në dy vargje : «Eh, e bukura e vogël, sa zhurmë që bën!» Libri është i ndarë në tri pjesë. Pjesa e parë e librit titullohet Ikonat e Sajmir Stratit e librit me nëntitullin poetik « Dhe akoma një buqetë me lule flakë të kuqe mbi gjoks...» e poetit Aldo Palaceski (Aldo Palazeschi). Jane ese mjaft interesante dhe te shkruara bukur. Sajmir Strati në Canale 5, Ikona e parë: Leonardo Da Vinçi, Ikona e dytë: Shpirti i lirë, Ikona e tretë: Energjia e Mesdheut, Ikona e katërt: Michael Jackson, Ikona e pestë: One (Një) Homer!, Ikona e gjashtë: Kuinteti i madhërishëm, Ikona e shtatë: Shqipja jonë dykrenore, Ikona e tetë: Toka jonë, Ikona e nëntë: Jose Saramago Ikona e dhjetë: Vezullimi shenjtëror i Nënës Terezë...
Vezullimi Shenjtëror i Nënës Terezë. «Sa fjalë të bukura shqiptohen në kishë», mendonte Sajmir Strati. Do të ishte ideale që një nga fasadat e mëdha të katedrales «Nëna Terezë» të bëhej ky mozaik. Nuk mendoj kurrgjë tjetër. Figura e madhe, madhështore, në një lutje të nxehtë me zë të ulët. Dhe kori këndon, kori i grave të holla, me pamje ngasëse, bukur në buzagazin e çmendur e fin, të bëjnë të mendohesh thellë. Ato krijojnë atmosferën që lutja të ndihet, të përcillet tek fëmijët e pangrënë, të gjymtuarit, të lodhurit, të pashpresët... Nënë Tereza shtrëngon duart me përulësi të saj, një pikë loti në faqet e rreshkura ku ndihet fort që lufton thellë e pa. pushim. Gjithçka kullonte si ujë...» Eseja vijon në këtë trajtë duke dhënë portretin e krijuar nga artisti Sajmir Strati...
Pjesa e dytë e librit titullohet Ikona dhe mozaik të tjerë. Që në fillim bëjnë ballë vargjet e Eugjenio Montale (Eugenio Montale): Një e qeshur që s'më pëlqen kalon nga degët e thinjura gjer në gjoksin tim, e dredh një trill që ther venat, si lajtmotiv i të gjitha eseve, ku bien në gjoks. sy Shqipja Kuteliane e Roland Gjozës, E vuaja prej kohe këtë brengë, Vitrinat e Çlirim Muklit, Ikonë e pasionit dhe e Fjalës : Simon Vrusho, Mbi fjalën e bukur shqip dhe «Mbinjerëzore?...», Luan Myftiu - ai që ishte i konturuar vetë, Hapësira qiellore emocionuese e Buron Kacelit, Ja, kjo më dhemb, Fehmi Telegrafi etj...
Pjesa e tretë e librit titullohet Etër të letërsisë. Bien në sy esetë : Ati i natyralizmit - Emil Zola, Forca gjeniale e përgjithshme – Xhejms Xhojs, Magjistari i romanit realist – Stendal, Çehovi - mjeshtri i lakonizmit, Streha e shprehjeve të figurshme, Bir i artit të lashtë, Prej tij fillon madhështia, Sofokliu dhe legjenda e Edipit, etj., etj....
Esetë e Xh.Lleshit dallohen për gjuhën e bukur shprehjet elegante, gjetjet e tyre. Jane ese te shkruara si tregime te shkurtra ...

Reviews

Nuk u gjet asnjë koment

Ndoshta ju mund të jeni të interesuar
  • Produkte të ngjashme
  • Shikuar së fundi
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase