B13975
450 Lekë
(Përfshirë taksat)
Në gjendje
14 days return right
Dorëzimi
Opsionet e pagesës
Përparësitë tona
Gjeni të ngjashme

Përshkrimi

Përftyra (fragment)
Pa flokë. Fytyrë pa rruar për pak javë. Idhull i vajzave të dikurshme. Një çast mendoj nëse do t’u kish pëlqyer kështu. Zhbindem që nuk është ai. Nuk mund ta besoj shterrësinë e shprehësisë, të paktën te sytë e njerëzve të tillë jo. Skena u beson prapë. Më shumë se çdokujt tjetër, dhe pse mund të duken ca të harruar në arenë. Një skeptik me zor e kap këtë. Vetë ata e dinë. Përvijim episodi largohet nga një e çarë plastmasi. Ndoshta perdja e skenës. Pjesë e luajtur natyrshëm. Pa një të metë. Gjeniale! Gati harroj të qesh me këtë të fundit. Kamerieri mes tavolinave, tabaka në duar, në kostumin e bardhë e zi, fjongo të kuqe, flokë xhelatinë shkëlqyer: “Ma ndërro tav­llën” - një zë. Ai i gatshëm.
Përplasje minutash. Ajrftohtë kondensuar në plas­tmasët e lokalit. Tavolina, karrige, njerëz arti, tymra bisedash të kondensuara në koren e trurit. Diku zien një vullkan që nuk do të shpërthejë kurrë. Llavë­brenda: zonjusha-zonjëza.
Kollitem. Gripi ende s’ka kaluar. Por s’ka të bëjë me të ftohtin, as me atë tjetrin. Duhet t’i ketë kaluar të paktën tre semaforë. Heshtja dhe mendimi më kanë futur në dhëmbët e tyre dhe po më mbllaçisin. Më dhembin kockat
- Do të prishet më keq koha, flas. Shohin me habi. -Po më dhembin këmbët. I kam barometra të gjallë.
“- Po prit të kalojë ky shi të paktën”, - një zë.
“- Do të ketë prapë rebelime moti.”
Nuk ma vënë veshin, vazhdojnë bisedën. Ngu­rroj: “Ç’dua këtu?”

Reviews

Nuk u gjet asnjë koment

Ndoshta ju mund të jeni të interesuar
  • Produkte të ngjashme
  • Shikuar së fundi
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase