Pasqyrat E Narcizit

B10772
400 Lekë
(Përfshirë taksat)
Në gjendje
Çmimi në pikë: 400 pikë
14 days return right
Dorëzimi
Opsionet e pagesës
Përparësitë tona
Gjeni të ngjashme

Përshkrimi

rnest Koliqi (1903 - 1975), ashtu si Faik Konica, hyri në panteonin e letrave shqiptare me një kulturë të gjerë perëndimore, përkatësishtë Italiane. Ai, megjithëse lindi në Shkodër, gjuhën amtare e studioi pasi kishte mbaruar shkollën e mesme; veprat e veta në poezi dhe në prozë i realizoi pasi kishte bërë provat e para të krijimtarisë në gjuhën Italiane; themeloi dhe drejtoi revista letrare në Shqipëri, pasi kishte dëshmuar aftësitë e veta në këtë fushë në dhè të huaj; bëri studime për folklorin dhe letërsinë e vendlindjes në italisht, ashtu sikundër solli në gjuhën shqipe poetët e mëdhenj të Italisë dhe drejtoi për një kohë të gjatë katedrën e gjuhës së tij amtare pranë universiteteve të njohura të Padovës dhe Romës.
Për shkak të veprimtarisë politike të Koliqit, që shpesh bie ndesh me kontributin e tij për kulturën kombëtare, është paragjykuar edhe krijimtaria letrare koliqiane. Ai u la në harresë apo u akozua për aplikimin e psikoanalizës frojdiste në prozën e tij me tematikë shqiptare, ç'ka në të vërtetë e bën atë shkrimtar novator dhe të krahasueshëm me prozatorët bashkëkohës evropianë, së paku, me nobelistin Luigji Pirandelo, të cilin edhe e adhuronte.
Kontributi më i shquar i Koliqit janë tregimet e tij. Këndvështrimi poetik, përshkrimet realiste të botës së brendshme të personazheve dhe dialogjet e natyreshme e me një gjuhë të invidualizuar, e bëjnë prozën koliqiane mjaft ekspresive.

Reviews

Nuk u gjet asnjë koment

Ndoshta ju mund të jeni të interesuar
  • Produkte të ngjashme
  • Shikuar së fundi
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase