Pa Heronj Pa Buje

B18691
600 Lekë
(Përfshirë taksat)
Në gjendje
14 days return right
Dorëzimi
Opsionet e pagesës
Përparësitë tona
Gjeni të ngjashme

Përshkrimi

Një histori që përshkon dy kohë, dy vende, dy përjetime të ndryshme në dukje të huaja për njëra-tjetrën. Heroi ynë lëkundet mes një dashurie të pavetëdijshme për Sarën dhe kujtimeve gjysmë të trishta - gjysmë gazmore të fëmijërisë së tij në Kosovë.
Xhim-Nimi i gjendur në një shtrat spitali, në një të tashme që ai e vetë e quan "koha zero" (në kuptimin material dhe mendor të saj) rindërton me flashbeck-ë të vazhdueshëm, jetën e tij të deritashme. Ka shumë për të kujtuar nga e shkuara e afërt, e kaluar rrugëve të panjohura të Gjenevës, ku endet si një refugjat nga njëri bar në tjetrin, në kërkim të diçkaje që as ai vetë s'e di ç'është; por s'mbetet pas as rrëmimi në fëmijëri, marrëdhënia e vështirë dhe e dhunshme me të atin, dashuria ligështuese e së ëmës, nëpërkëmbja prej djemve të lagjes, flirtet e para të ëmbla me shoqet e klasës, për t'u përqendruar më tej te lufta e ashpër e serbëve kundër Kosovës, një luftë që parë nga sytë e fëmijëve herë tingëllon jo fort e egër, (fëmijët lumturohen kur mbyllet shkolla), herë shfaqet me gjithë makabritetin e saj. Në këtë roman, nuk ka idhuj, ka njerez të mundur, të tradhtuar, herë-herë të harruar, që s'dinë të rrahin gjoksin, por rreken të mbijetojnë. Shkurt është një roman që fare mirë mund te ishte shkruar nga cilido autor që ka provuar mbi kurriz luftën dhe jo vetem atë të vërtetën, por luftën e përditshme për të mbetur individ i pacenuar dhe i qetë mendërisht e shpirtërisht.
Autori nuk gjykon, ai thjesht rrëfen me një gjuhë të qartë, dhe herë pas here lë të nënkuptojë më shumë se ç'ka tregon.
Mes dy anëve të medaljes, Xhim-Nimi ndihet i përhumbur rrugëve të Zvicrës në kërkim të një identiteti, që nuk mund të hiqet e të vishet si një gunë e errët dimri, por që të qëndron pranë, në anë, në brinjë, si një kone e vogël e ledhatuese, e me raste, shndërrohet në një bishë të pakontrollueshme.
E atëherë, mbetet vetëm t'i kthesh gjoksin bishës, ta dëgjosh të hungërijë e të të tregojë dhëmbët, të ndiesh erën e tërbimit të saj e të vëresh dëshpërimin që i flakëron në sy.

Reviews

Nuk u gjet asnjë koment

Ndoshta ju mund të jeni të interesuar
  • Produkte të ngjashme
  • Shikuar së fundi
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase