Origjina E Botes Camera Obscura

B17109
800 Lekë
(Përfshirë taksat)
Në gjendje
14 days return right
Dorëzimi
Opsionet e pagesës
Përparësitë tona
Gjeni të ngjashme

Përshkrimi

Pjese nga libri:
... Atë të hënë në mbrëmje do të shkonte në një ekspozitë që hapej në “Les Halles”, pranë “Qendrës Kulturore George Pompidou”. Ishte një mjedis që asaj i pëlqente, një vend plot gjallëri e të rinjve, me shatërvanin e madh në mes dhe artistëve të rrugës që u binin violinave apo kitarave. Por atë ditë ndjente se kishte pushtuar një lodhje e çuditshme dhe vendosje të kthehej në shtëpi. Ishte një nga ato ditët kur ajo e ndjente veten krejt të zbrazët dhe pa asnjë lloj dëshire. “Ndoshta ngaqë jam në prag të menstruacioneve”, kërkon ti mbush mendjen vetes. Por në thellësi e ndjente se kjo ishte diçka më shumë. Ndoshta mungesa e Fredit. Me siguri…
Kur hyri në shtëpi dhe ndez televizorin, u befasua nga pamjet që po transmetojnë: një tablo ku duket sikur trupi i gjymtuar i një gruaje, me këmbët e hapura dhe seksin e saj në planin e parë. Pamja lakuriqe e habitshme pa masë, ndërkohë që spikeri fli për tablonë e gjetur më fundin e Gustav Kurbesë, e cila i dhurohej muzeut të Orsay-t nga familja e Silvia Bataj. Në ceremoni, dukej dhe ministri i Kulturës, i cili përuronte hyrjen e tablosë në fondin e muzeut dhe që përshëndet të pranishmit në sallë. Lajmi u mbyll sërrish me pamjen e tablosë dhe fjalët e spikerit: “Kjo tablo i ishte komanduar Kurbesë nga ish ambasadori turk i asaj epoke në Paris, Halil Beu, i cili rridhte nga familja e Mehmet Ali Pashës së Egjiptit”…
Televizioni po jep pamje të tjera, por ajo përmbante si e shtangur, me sytë e mbërthyer drejt ekranit dhe bluzën e hequr që mbante në duar. Përpiqej ti rikthehet në imagjinatë imazhet që sapo kishte parë, si në një bobinë filmi. Ajo e njihte mirë piktorin Kurbe dhe epokën e impresionistëve, kishte parë disa albume të, por gjëkundi nuk kishtesur madje si kishte lexuar për pikat e tij të ekzistencës së një tabloje të tillë. QuhejOrigjina e Botes. Pas më shumë se një shekull, ja ku zbulohej tabloja e humbur. Ç'të kishte ndodhur vallë me të? Përse ishte mbajtur e fshehur?
Në shekullin e XX nudot nuk ishin një tabu: surealistët, post-surealistët, avangardistët e të gjitha shkollave, tashistët, fovistët, etj, të gjithë kishin përcjellë imazhet e tire rreth nuditetit të femrës, seksit të saj. Magjithatë, ajo pamje që sapo kishte parë dallohej nga të gjitha. Ishte krejt e veçantë dhe shumë realiste.
Menjëherë iu kujtua Edi, të cilin e kishte përcjellë dy javë më parë. Shoku i saj i Arteve të Bukura kishte ardhur në Paris pas një ekspozite të tij në Amsterdam dhe tani kthehej për një ekspozitë retrospektive në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë. Do të quhej “Post-Eva”.

Reviews

Nuk u gjet asnjë koment

Ndoshta ju mund të jeni të interesuar
  • Produkte të ngjashme
  • Shikuar së fundi
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase