Njezet Amerikat

B21516
1.000 Lekë
(Përfshirë taksat)
Në gjendje
Çmimi në pikë: 1000 pikë
14 days return right
Dorëzimi
Opsionet e pagesës
Përparësitë tona
Gjeni të ngjashme

Përshkrimi

Këto tregime janë shkruar në Nju Jork, ku autori jeton prej 20 vitesh. Autori është i njohur si tregimtar. Ky është libri i tij i dymbëdhjetë me tregime. Pasurimi i përvojave letrare me tema të reja i ka dhënë librit një frymë të gjerë; aty shkrihen historia që nisin në Shqipëri dhe shohin një artist tjetër nervor në Amerikë.
Mbresat nga puna në qendër të Nju Jorkut në Times Square, ai ritëm i lartë nga megapoli, ajri i ngopur me mendim, ajo ngjyrë e jetës së vrullshme amerikane, nuk kishin si të mos pasuronin faqet e prozës së Roland Gjozës.
Përplasjet me një realitet të ri, përshtatja e problemeve, ankthi dhe malli, janë gjithësesi lëndë e pasur rrëfimtare që plazmohet në 75 tregimet e librit.
Shkrimtari vjen nga poezia në prozë dhe pesha e saj është në konceptimin poetik, pa rënë si një herë në poetizim të ngjarjeve apo karaktereve. Tregimet kanë një fakturë të theksuar emocionale dhe një ritëm të brendshëm që i jep rrëfimit plastikë dhe imazh.
Shqetësimi kryesor i autorit është përsiatja artistike rreth çështjes së identitetit, një lloj kërkimi i një identiteti që është i humbur, por që në të vërtetë ka një modifikim dramatik në përplasje për përshtatje.
Këtu qëndron ajo thembër e Akilit për letërsinë. Shumë rënë, por nuk i ka mbeturja, sepse ata hiqen sikur punët po iu venë mbarë. Pak suksesin dhe zhyten në botën amerikane. Më interesant të parët, të ngrihen përsëri dhe kësisoj prodhojnë drama. Prandaj dhe një pjesë e tregimeve përshkohen nga një dramacitet tragjik.
Njerëz dhe fate në zgrip të dramës së madhe të emigracionit, karakteri që përballet me sigurinë, mbrojtja për të mbijetuar, hyrja në një zonë të errët e dalja në një zonë të suksesit, ndonëse nostalgjia mbetet një sëmundje e përhershme. Ajo që bën majë në këtë libër është e pasur me ngjarje dhe personazhe të rinj.
Veç duhet theksuar se figura e emigrantit nuk është e parë si një rrëfim i lëndës, si një histori e rëndomtë, por gjithçka është në një gjetje të veçantë dhe një konceptim modern. Tisi lirik, ndjeshmëria e skajshme, ritmi i shpejtë që bën leximin e këndshëm, dëshmojnë për pjekurinë dhe përvojën e gjatë të autorit në fushën e tregimit.

Reviews

Nuk u gjet asnjë koment

Ndoshta ju mund të jeni të interesuar
  • Produkte të ngjashme
  • Shikuar së fundi
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase