B23224
1.200 Lekë
(Përfshirë taksat)
Në gjendje
14 days return right
Dorëzimi
Opsionet e pagesës
Përparësitë tona
Gjeni të ngjashme

Përshkrimi

Rilindja kombëtare e shekullit XIX mbetet një epokë e artë
në historinë tonë. Por, koha historike është e paparashikueshme në rezultatet që sjell. Rilindasit hyjnizonin kombin si "familja" jonë e madhe, shpallnin Skënderbeun "stërgjyshin" tone totemik, shqiptarët
si "stërnipa" të tij, i këndonin himne "Nënës" Shqipëri."
Në shekullin XX, këto metafora utopike, shumë frymëzuese më parë, prodhuan devijimet e tyre. Propagandat e grupeve sunduese në pushtet i kanë përdorur ato për të infantilizuar shqiptarët. Përpara "Nënës" Shqipëri, Atit - "komb", pushtetarit "Prijes" dhe "at" i "vëllezërve", pra i gjithë shqiptarëve të konsideruar "bij" të tij, individi mbetet simbolikisht si fëmijë i parritur, pa fuqinë shpirtërore autonome për të marrë iniciativa, nuk e përballon dort jetën si i rritur. Nuk merr përgjegjësi politike! Nuk thotë dot: "Jo!". Pranon çdo "Mos!"
Propaganda autoritare nuk e lë individin të marrë në dorë fatin e vet. E bën atë ta kërkojë si ajri autoritetin sundues, ndryshe humbet toruan. Ai mbetet në kërkim të "babait" dhe të "nënës". Pret urdhra, kërkon të mësohet, squllet, struket, emocionohet nga histeritë që shkakton pushteti, jo rrallë edhe qan para tij dhe për të! Pret prijësin!
Ky libër analizon këtë aspekt të formimit psikologjik të
individit që kërkon të rrënjosë propaganda, edukata, shkolla
dhe kultura paternaliste. Pse qytetari i rritur sillet politikisht si fëmijë?

Reviews

Nuk u gjet asnjë koment

Ndoshta ju mund të jeni të interesuar
  • Produkte të ngjashme
  • Shikuar së fundi
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase