Nje Grusht Fat

B21521
1.000 Lekë
(Përfshirë taksat)
Në gjendje
14 days return right
Dorëzimi
Opsionet e pagesës
Përparësitë tona
Gjeni të ngjashme

Përshkrimi

I shartuar mbi trungun e legjendës, romani «Një grusht fat» është prapa në kohë, një galeri portretesh, epokash, një proces i koklaviturës dhe kapërcimit të epokave tradicionale drejt modernizimit dhe globalizimit të shoqërisë. Dunajeti është një «Makondo» shqiptare, e madhe syve dhe veshëve të botës, fshati i harruar mes maleve në të cilin koha ka ndalur së ecuri, një kohë pa kohë, ngjarje pa ngjarje. Pjesa e parë e romanit është panoramë gjigande e natyrës në prehje që lëkundet mes realiteteve, miteve dhe besëtytnive.
Në pjesën e dytë, befas ndryshon si me dorë, në fshatin ndjehet era e luftës. Gjëma e saj vë në lëvizje njerëzit, trazon situatat, i jep hov të jetës. Lufta kërkon viktimat e saj dhe ashtu si në çdo vend i gjen në Dunajetin e harruar që deri atëherë dukej vendi më i sigurt në botë. Shihet se evokohet një nga masakrat më të famshme të Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri, ajo e Dunicës, e treguar me artin e shkrimit. Autori merr përsipër të bëjë historianin e si të mendimeve të rastit. Kurrsesi jo, ai zotohet vetëm për të rrëfyer ngjarjen, ashtu thjesht, përmes një gjuhe të ngrohtë, e cila të shpie në odat me zjarr të burrave të moçëm netëve të ftohta të dimrit. E vërteta e vetme e romanit «Një grusht fat» është qëmtimi i faktit universal se lufta e pjellë e kujtdo qoftë, sjell këngë e vdekje.
Në pjesën e tretë të bien në sy rrëfimi dhe dialogët me nuk sarkastike për një nga udhëzimet më të errëta nëpër të cilat kaloi shoqëria shqiptare. Komunizmi i reklamuar për t'u afirmuar si doktrinë e madhe që bën të shpëtojë individin dhe kombin, nuk vonon të marrë tatëpjetën. Dunajetasit nuk e duan. Zënë fill vuajtjet e një lloji tjetër, sa mizor aq të pakuptimtë, instalimi i mënyrave të duhura për të bindur të pabindurit, nxitjet e urrejtjes dhe mërive vëllazërore, metodave shtrënguese për të luftuar të pandëshkuarit. Haxhillari është në të vërtetë në lëndimet e tij të rrëfimit, duke e thënë atë me të gjitha ngjyrat dhe gjurmët që le koha, duke qëmtuar nga mënyrat e vet të menduarit dhe të menduarit.
Në pjesën e fundit, ndryshe nga tre pararendet, nuk trajtohet një epokë. Është romanthi brenda romanit i Lisjen Dunicës, pinjollit të familjes, brezi i parafundit të saj. Jo krejt rastësisht libri në këtë pikë merr nota autobiografike, aq sa nuk është problem të heqësh paralele mes personazhit dhe të vetë autorit.
Romani nuk ka një hero qendror, ai është shkruar në faktin e një Sage, që trajton fatin dhe dramën e një familjeje në tri epokë. E gjithë kjo përmes gjuhës së gjallë, të pasur me koloritin karakteristik që e dhuron gurra e pasur e së folmes kalimtare të vendit.
Për ta lexuar lexuesin të ndjejë kënaqësinë e rrëfimit, të themi se romani «Një grusht fat» është zë që vjen nga e kaluara dhe ushton fort gjer në kohët tona, sidomos në veshët e më të rinjve. Është zëri i asaj që iku e që nuk kthehet më. Zëri i traditës, dokeve, zakoneve dhe jo vetëm qasje nostalgjike. Siç thotë Konica, të ruash traditat nuk do të thotë të ruash hirin, por të mbash ndezur zjarrin!

Reviews

Nuk u gjet asnjë koment

Ndoshta ju mund të jeni të interesuar
  • Produkte të ngjashme
  • Shikuar së fundi
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase