Nje Grua Ne Pritje

B18698
1.000 Lekë
(Përfshirë taksat)
Jashtë stokut
Çmimi në pikë: 1000 pikë
14 days return right
Dorëzimi
Opsionet e pagesës
Përparësitë tona
Gjeni të ngjashme

Përshkrimi

“Dhe ajo e njohu mirë jo vetëm atyre fjalësh që ai foli, por vetë dritës së syve të tij. Ajo nuk kishte ndërruar aspak. Nuk ishte zbehur. Nuk ishte plakur. Drita e syve të tij kishte mbetur e gjallë, si më atëherë vitesh e vitesh para. Margarita Renci u derdh trupit të tij dhe ai e mbështolli krahësh. E mbështolli mirë, si ta ruante për jetë të jetëve trupit të tij. Qëndruan gjatë ashtu. Shumë gjatë. Asaj kohe përqafimi, Margarita zgjati njërën dorë një luleje që e kishte fare pranë. E kishte mbjellë vetë atë bimë. Atë trëndafil. E kishte quajtur "trëndafili zemër". Ia njihte mirë gjembat mburojë kërceilit të tij dhe tani po ia kërkonte me ngulm, për të ndier dhimbje, për të ndier e parë gjak dorës së saj, që ta bënin të besonte se vërtet nuk ishte në një ëndërr, deri në bindjen e plotë se ishin të dy aty, atij përqafimi njerëzor. Ishin të dy aty të vërtetë: prej mishi, gjaku e shpirti gjallë. O Zot, jepmë forcë ta përballoj këtë zjarr shpirti! përlutej ajo, ndërsa ndiente trupit të saj zjarrin e trupit të tij dhe dorës dhimbjen dhe lëngështinë e vërtetë të gjakut të vet.”- fragment nga libri.

Reviews

Nuk u gjet asnjë koment

Ndoshta ju mund të jeni të interesuar
  • Produkte të ngjashme
  • Shikuar së fundi
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase