B11652
700 Lekë
(Përfshirë taksat)
Në gjendje
14 days return right
Dorëzimi
Opsionet e pagesës
Përparësitë tona
Gjeni të ngjashme

Përshkrimi

Fragment nga libri : Kohёt e fundit, djemtё e Lagjes Beleg, si shtresa mё e ndjeshme e banorёve dhe ndёr mё tё prekurit nga epidemia e mungesёs sё diçkaje tё re nё lagje, rrinin bashkё nё grupe, ashtu gjysmё tё fjetur, pothuajse nё çdo hark tё kohёs. Shpesh i shihje, si sot, kokё mё kokё, porsi ato shpendёt e grumbulluar kur bёhen gati tё fluturojnё pёr diku, por qё pёr njё arsye a tjetёr nuk nisen pёr askund. Silleshin rrotull, herё duke krijuar grupin e madh e herё shndёrroheshin nё disa nёngrupe dhe gjithnjё pothuajse tё heshtur. Me kёtё lloj qёndrimi sikur donin tё ngushёllonin njёri tjetrin e mbi gjithçka lagjen, emrin e tё cilёs e mbanin si njё hajmali krenarie kudo shkonin. Sjellja e tyre tregonte se tani e tutje çdo ngjarje ose mosngjarje nё Beleg nuk do tё mund tё kalonte pa u vёnё re dhe pa u ndeshur me reagimin e tyre. Djemtё, tashmё ndjeheshin tё rёndёsishёm pёr lagjen dhe fatet e saj. Po cili ishte shkaku i vёrtetё i brengёs qё kohёt e fundit gёrryente si krimbi ndёrgjegjen e djemve? Nё tё vёrtetё, nuk kishte asnjё shenje konkrete se kishte ndodhur ndonjё ngjarje e veçantё qё do tё mund tё njolloste emrin a nderin e lagjes. Tё paktёn kёshtu dukej. Kulla Beleg, nga e cila merrte emrin lagjja, ishte po ajo. Ngrihej e qendronte njёsoj si nё vitet e paraluftёs dhe mё pas.Ajo s’kishte humbur asnjё vlerё edhe pse disi e fyer mbas sekuestrimit pas luftёs nga pushtetarёt socialistё. Ngjante si njё minikёshtjellё nё ballё tё dhjetra shtёpive pёrdhese tё lagjes tё cilat kishin mbirё mё vonё si kёpurdha dhe shtriheshin nё ish oborrin e saj e mё tej, nё formёn e njё kuadrati gjigant. As emri i lagjes nuk kishte ndryshuar, kishte po ato ngjyra disidente edhe pse pushtetarёt nё letra e quanin lagjja Drita. Ajo vazhdonte tё thirrej me emrin lagjja Beleg, me mbiemrin e ish padronit tё kullёs, Lic Belegu, i shpallur kulak. Madje nё tё shumtёn e herёve lagjja thirrej thejsht Beleg, duke i dhёnё asaj trajtat dhe hiret e njё qyteti mё vete.

Reviews

Nuk u gjet asnjë koment

Ndoshta ju mund të jeni të interesuar
  • Produkte të ngjashme
  • Shikuar së fundi
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase