Ne, "hakmarrja Per Drejtesi"

B23924
900 Lekë
(Përfshirë taksat)
Në gjendje
Çmimi në pikë: 900 pikë
14 days return right
Dorëzimi
Opsionet e pagesës
Përparësitë tona
Gjeni të ngjashme

Përshkrimi

Qysh nga muaji tetor 1996, Sali Berisha na ka akuzuar pareshtur se kemi krijuar një organizatë kriminale me emrin "Hakmarrja Shqiptare e Drejtësisë". Sipas deklaratave zyrtare të fillimit, qellimi i krijimit të organizatës, mënyra si kishte funksionuar ajo, krimet që kishte kryer, krimet që kishte përgatitur të kryente dhe lidhjet me opozitën (Partinë Socialiste), përveç që ishin vërtetuar shkencërisht me provat që ishin kapur, ne ua kishim pohuar edhe hetuesve, duke u shprehur para tyre se: ideali ynë ishte "t'u mbush mendjen shqiptarëve se demokracia është krim", se "Ashtu siç kishit ju ideal përmbysjen e Enver Hoxhës, unë kam përmbysjen e Sali Berishës". (Burimi i citimeve saktësohet në përmbajtjen e librit).
Sipas akuzave, qëllimi ynë kishte qenë destabilizimi i
rendit nëpërmjet krijimit të pasigurisë që do ta arrinim me krimet që kishim kryer dhe do të kryenim, si: vrasja e presidentit të vendit, Sali Berisha dhe e funksionarëve të tjerë të shtetit, vjedhje bankash, shkatërrime me lëndë plasëse të pasurisë së kapitalistëve të rinj etj. dhe, objektivi final, përmbysja e regjimit demokratik. Dita kur u deklaruan akuzat ishte datëlindja e Enver Hoxhës dhe prag i zgjedhjeve për pushtetin vendor.

Reviews

Nuk u gjet asnjë koment

Ndoshta ju mund të jeni të interesuar
  • Produkte të ngjashme
  • Shikuar së fundi
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase