B23685
1.200 Lekë
(Përfshirë taksat)
Në gjendje
Çmimi në pikë: 1200 pikë
14 days return right
Dorëzimi
Opsionet e pagesës
Përparësitë tona
Gjeni të ngjashme

Përshkrimi

Libri është konceptuar si hyrje në studimet për nacionalizmin. Ai përmbledh arritjet më të rëndësishme shkencore të deritanishme në këtë fushë ndërdisiplinore dhe paraqet debatet teorike mbi formimin e kombeve dhe mbi aspekte të ndryshme të ndërveprimit të nacionalizmave me dukuri të tjera politike dhe shoqërore. Pjesa e parë trajton qasjet teorike për formimin e kombeve dhe të nacionalizmit. Kapitujt e pjesës së dytë merrem me karakteristikat e nacionalizmit si ideologji dhe me marrëdhëniet e tij me ideologjitë më të rëndësishme të shek. XIX-XXI: liberalizmin, marksizmin dhe fashizmin. Në pjesën e tretë analizohen marrëdhëniet e nacionalizmit me historinë, kulturën, fenë, gjininë, racën dhe sferën e konsumit. Pjesa e fundit, e titulluar “Përtej kombit?”, merret me pozitën e shtetit kombëtar në kushtet e globalizimit dhe rigjallërimin e nacionalizmit në Evropën e sotme përmes partive radikalo-populiste.
Enis Sulstarova është mësimdhënës në Departamentin e Shkencave Politike të Universitetit të Tiranës. Fushat e tij studimore janë nacionalizmi, sociologjia politike, politikat e identitetit dhe qytetaria bashkëkohore. Ai është autor edhe i këtyre librave: "Ligjërimi nacionalist në Shqipëri dhe studime të tjera" (2003; ribot. 2015); "Arratisje nga Lindja: Orientalizmi shqiptar nga Naimi te Kadareja" (2006; ribot. 2007, 2013, 2019); "Në pasqyrën e Oksidentit: Studime dhe artikuj" (2010); "Jam Evropë! Intelektualët dhe ideja e Evropës në vitet 1918-1939 dhe 1989-2006" (2012); '“Islamizëm do të thotë Lindje”: Rrëfimi i kombit, Evropës dhe islamit në ligjërimin publik dhe në tekstet shkollore të historisë' (2016); "Hegjemonia kombëtare: Studime dhe artikuj" (2017).

Reviews

Nuk u gjet asnjë koment

Ndoshta ju mund të jeni të interesuar
  • Produkte të ngjashme
  • Shikuar së fundi
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase